SOS Fshatrat e Fëmijëve
1
2
3

     

Ju jeni këtu: Faqja Kryesore

SOS Fshatrat e Fëmijëve

Print

 

Kush jemi ne?

SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë sociale, jo fitimprurëse, jopolitike dhe jofetare që verpron në ndihmë të fëmijëve që kanë humbur kujdesin prindëror apo që janë në rrezik për të humbur atë.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e organizatës ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 132 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

Programet kryesore të SOS Fshatrave të Fëmijëve janë:
a. SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri që ofron kujdes për fëmijët që e kanë humbur kujdesin e familjeve të tyre
b. Programi i Fuqizimit të Familjes në mbështetje të familjeve vulnerabël që mund të jenë në rrezik për të braktisur fëmijët e tyre
c. SOS komunitetet rinore që ofrojnë kujdes për të rinjtë pa kujdes prindëror të moshë 14-18 vjeç
d. SOS Shkolla "Herman Gmeiner” dhe SOS Kopshti mbulojnë nevojat edukative të fëmijëve vulnerabël dhe janë të hapura edhe për fëmijët e komunitetit
e. Projektet e advokatësisë për të drejtat e fëmijëve pa kujdes prindëror apo në rrezik për ta humbur atë.

Target grupi
Fëmijët pa kujdes prindëror apo në rrezik për ta humbur atë.


Misioni

Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Ne punojmë për fëmijët që janë pa kujdes prindëror, ose që kanë familje që nuk janë të afta të kujdesen për ta. Ne u japim këtyre fëmijëve mundësinë e krijimit të lidhjeve të qëndrueshme brenda një familjeje.

Kujdesi për fëmijët dhe për familjet e tyre të reja në SOS Fshatrat e fëmijëve bazohet mbi katër parime: Çdo fëmijë ka nevojë për një nënë, dhe mënyra më e mirë për tu rritur është të jetojë me vëllezër dhe motra, në shtëpinë e tij, shtëpi që ndodhet brenda ambientit mbështetës të Fshatit SOS.

Ne i ndihmojmë fëmijët që të njohin dhe shpalosin aftësitë e tyre individuale, interesat dhe talentet.

Ne marrim pjesë në jetën në komunitet dhe i përgjigjemi nevojave të zhvillimit shoqëror të fëmijëve dhe të rinjve të ndjeshëm dhe të cënuar të shoqërisë.

Ne ndërtojmë facilitete dhe programe që kanë për qëllim forcimin e familjeve dhe parandalimin e braktisjes së fëmijëve. Ne bashkëpunojmë me pjesëtarët e komunitetit për të siguruar edukim dhe përkujdesje shëndetësore dhe gjithashtu për të reaguar fuqishëm në raste emergjencash.


Vizioni

Çdo fëmijë është pjesëtar i një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri.

Çdo fëmijë rritet me respekt.

Çdo fëmijë rritet i sigurtë

 

MENU