Dita e Donatoreve ne SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi!

 

Dita e Donatoreve ne SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi!


SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi organizoi dje nje event special te titulluar Dita e Donatoreve per te promovuar dhe per t ju shprehur mirenjohjen
donatoreve aktual dhe te rinjve qe kontribuojne dhe mbeshtesin misionin dhe vizionin e organizates SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi

Ne aktivitet moren pjese Ambasadori i Austrise Z. Thomas Schnoll dhe and Ambasadori Grek Z. Leonidas C. Rokanas si dhe donator individual apo bisnese qe kontribuojne per femijet!
Gjate eventit SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi rinovoi marreveshje ekzistuese me disa partner si: International Commercial Bank, Societe General Albania Bank, Agrotek Albania, Hidropoeer shpk, Gruppo EdilCentro, Hygeia Hospital, Credins Bank, etj si dhe firmosi marreveshje te reja me
Shoqata Greke e Biznesit e cila do sponsorizoje nje familje me shtate femije!
Ambasada Greke e cila do sponsorizoje dy femije,
Tirana Bank e cila do sponsorizoje tre femije,
Irisfot i cili do sponsorizoje kurse per lende mesimore dhe kurse per gjuhe te huaja per 29 te rinjte tane!
Ne kete event u organizua gjithashtu Ankandi i Pikturave te punuara nga femijet e talentuar te cilat u shiten per te ngritur fonde!
Ky event ishte nje thirrje e hapur drejtuar gjithe bizneseve potenciale per te kontribuar!