SOS Fshatrat e Fëmijëve
1
2
3

     

Kopeshti

Print

 

KopeshtiMisioni
Ne sigurojmë shërbim edukativ në përputhje me nevojat e fëmijës dhe të komunitetit, duke siguruar suksesin ndërmjet një stafi të kualifikuar, një ambjenti të përshtatshëm të mësuari dhe partneritetit me familjet, komunitetit dhe shkollën.

Vizioni
Çdo fëmijë ka shanse te barabarta edukimi dhe zhvillon shprehitë, njohuritë e duhura, dëshirën për të mësuar si rezultat i bashkëpunimit familje- kopsht-komunitet.

Target grupi

Fëmijët e SOS Fshatit të Fëmijëve.
Fëmijë të komunitetit nga familje me varfëri sociale dhe ekonomike që përfitojne nga programi i bursave.
Fëmijë në risk për të humbur kujdesin prindëror (Programi i Fuqizimit të Familjes),
Fëmijë me nevoja të veçanta
Fëmijë të cilët paguajnë shërbimin e SOS Kopshtit.

Programet edukative

SOS Kopshti përdor metodologji edukative duke patur parasysh rëndësinë e arsimit parashkollor në formimin e personalitetit të fëmijëve dhe duke u bazuar në programet e hartuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Stafi

Stafi i SOS kopështit përbëhet nga edukatorë të specializuar dhe me eksperiencë.
Aktualisht stafi ynë përbëhet nga Drejtoresha e Kopështit dhe 10 edukatore të specializuara në punën me fëmijët.

Grupet e fëmijëve

Me një kapacitet maksimal për 115 fëmijë në SOS kopësht funksionojnë 4 grupe fëmijësh të ndarë në 3 vjeç, 4 vjeç, 5 vjeç dhe 6 vjeç.Një grup përbëhet nga 20-25 fëmijë në përkujdesjen e disa edukatoreve.


Menuja ushqimore
SOS kopështi ofron një meny të specializuar ushqimi për fëmijët, të hartuar nga dietolog dhe pediatër, në bazë të kalorive dhe cilësive ushqimore të nevojshme për zhvillimin e fëmijëve sipas grupmoshës së tyre.

Si të regjistrohemi në SOS kopsht?
Regjistrimi në kopshtin SOS bëhet nëpërmjet një aplikimi i cili plotësohet në fund të vitit shkollor. Marrëdhëniet prindër-kopësht realizohen nëpërmjet një kontrate e cila firmoset nga të dyja palët në fillim të vitit shkollor.

 

MENU