SOS Fshatrat e Fëmijëve
1
2
3

     

SOS FSHATI i FEMIJEVE, TIRANE

Print

Vetëm pasi janë shqyrtuar të gjitha alternativat për fëmijën si ribashkimi me familjen biologjike, birësimi apo forma të tjera, fëmijët pranohen në SOS Fshatin e Fëmijëve. Përgjatë qëndrimit në përkujdesjen tonë, konsiderohet gjithmonë interesi më i lartë i fëmijës dhe rishqyrtohen me fleksibilitet rastet e fëmijëve.

 

SOS FSHATI i FEMIJEVE, TIRANEParimet

Nëna SOS Çdo fëmijë ka një prind që kujdeset
Nëna SOS krijon lidhje të ngushta me çdo fëmijë që i është besuar asaj dhe u ofron atyre sigurinë, dashurinë dhe stabilitetin për të cilin çdo fëmijë ka nevojë. Si një profesioniste e kujdesit për fëmijë, ajo jeton me to, drejton zhvillimin dhe edukimin e tyre dhe menaxhon shtëpinë familje në mënyrë të pavarur duke respektuar prejardhjen familjare, rrënjët kulturore dhe besimin fetar të çdo fëmije.

Motrat dhe Vëllezërit SOS Lidhjet familjare krijohen natyrshëm
Vajzat dhe djemtë e moshave të ndryshme jetojnë si vëllezër dhe motra së bashku, me motrat dhe vëllezërit biologjikë që qëndrojnë gjithmonë bashkë në të njëjtën familje SOS. Në çdo familje ka rreth 6-7 fëmijë.

Shtëpia SOS Çdo familje SOS ka shtëpinë e saj
Shtëpia është qendra e jetës familjare me atmosferën e saj unike, me ritmin dhe zakonet e saj. Nën strehën e saj, fëmijët gëzojnë një ndjenjë të vërtetë sigurie dhe përkatësie. Fëmijët rriten bashkë, mësojnë bashkë dhe ndajnë bashkë përgjegjësitë dhe detyrat, ashtu sikurse edhe të gjitha gëzimet dhe shqetësimet e ditës.

Fshati SOS Fshati SOS është një pjesë e komunitetit
Familjet SOS jetojnë së bashku, duke formuar kështu një komunitet fshati. Familjet shkëmbejnë eksperienca dhe ndihmojnë njëra tjetrën. Ato gjithashtu janë të integruara dhe japin kontributin e tyre në komunitetin lokal. Nëpërmjet familjes së tij ose të saj, nëpërmjet fshatit dhe komunitetit, çdo fëmijë mëson si të jetë një pjesëtar aktiv i shoqërisë.


Vendndodhja

Fshati SOS është i vendosur në zonën e Saukut me kapacitet total për 85 fëmijë.
Në SOS Fshatin e Fëmijëve funksionojnë 13 shtepi familje mikpritëse për fëmijët që kanë humbur përkujdesin prindëror.

Arritje dhe statistika

Për gjatë vitit 2010 jetojnë rreth 85 fëmije nga të cilët rreth 20 fëmije frekuentojnë SOS Kopshtin dhe pjesa tjetër frekuenton SOS Shkollën. Për këtë vit janë realizuar bashkime biologjike për dy fëmije dhe 7 fëmijë të rinj janë pranuar.
Rreth 7 fëmijë janë larguar drejt Komuniteteve Rinore per te zhvilluar një jetë drejt pavarësisë.




 

MENU