



SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri u ofron fëmijëve dhe të rinjve pa përkujdesje prindërore, ose në rrezik për ta humbur atë, një mjedis familjar të kujdesshëm, të dashur dhe të sigurt. Përmes programeve të saj, organizata synon të ndërtojë komunitete më të forta dhe të sigurojë një të ardhme më të mirë për çdo fëmijë.
Aktualisht, në vitin 2025
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet fëmijët që kanë humbur përkujdesjen prindërore ose janë në rrezik ta humbasin atë. Këta përfshijnë fëmijë që jetojnë në kushte të vështira sociale apo ekonomike, në familje me probleme, ose pa mbështetje të mjaftueshme prindërore. Fëmijët/të rinjt vëndosen në kujdesin e Organizatës nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe me vendim gjykate.
Për t’u bërë vullnetar/e pranë SOS Fshatrave të Fëmijëve, ju lutemi të na kontaktoni duke dërguar një email në adresën info@soskd.org.al, ku mund të shprehni interesin tuaj dhe të ndani disa informacione rreth vetes. Ekipi ynë do t’ju kontaktojë për t’ju informuar mbi mundësitë aktuale të vullnetarizmit dhe hapat e mëtejshëm.
Jo, SOS Fshatrat e Fëmijëve nuk është një organizatë që ofron shërbime adoptimi. Roli i saj është të kujdeset për fëmijët që kanë humbur përkujdesjen prindërore ose janë në rrezik, duke u ofruar një mjedis të sigurt dhe familjar. Për çështjet e adoptimit, duhet të kontaktohen institucionet shtetërore përkatëse që merren me këtë proces.
Ju mund të kontribuoni në mënyra të ndryshme për të mbështetur fëmijët në SOS Fshatrat e Fëmijëve. Mund të bëheni Mik i Fëmijëve duke bërë një dhurim online mujor ose nëpërmjet paketave mbështetëse. Mund të dhuroni materiale (veshje, ushqime, libra etj) në SOS Fshat apo të ndërgjegjësoni të tjerët për kauzën tonë. Çdo kontribut, i madh apo i vogël, ndihmon në sigurimin e një të ardhmeje më të mirë për fëmijët në nevojë.
Donacionet tuaja përdoren për të siguruar kujdes cilësor, edukim dhe mbështetje për fëmijët dhe të rinjtë në SOS Fshatrat e Fëmijëve. Ato ndihmojnë në plotësimin e nevojave bazë si: ushqim, veshje, kujdes mjeksor dhe edukim. Çdo kontribut shkon drejtpërdrejt në mirëqenien dhe të ardhmen e fëmijëve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri ndihmon fëmijët pa kujdes prindëror dhe familjet në rrethana të vështira jetësore, prej 30 vitesh në Shqipëri.Ne jemi pjesë e një federate ndërkombëtare që përfaqësohet në 136 vende të botës dhe ka një përvojë 70 vjeçare në punën me fëmijët pa kujdes prindëror dhe familjet në risk. Ne i nënshtrohemi standarteve dhe politikave të federatës dhe raportojmë për përdorimin e fondeve.
Përparësitë tona:
– një qasje gjithëpërfshirëse ndaj problemit
– standarde të larta dhe politikë të brendshme të qartë
– transparencë dhe llogaridhënie
– bashkëpunim me partnerë në nivel global dhe kombëtar
Ne kemi përvojë të madhe lokale, praktika efektive ndërkombëtare dhe një reputacion të fortë mes partnerëve tanë.

Një zemër e madhe për çdo fëmijë në nevojë. E shenjta Nënë Tereza, e njohur për jetën e saj të përkushtuar ndaj më të varfërve, ishte edhe një mike e veçantë e SOS Fshatrave të Fëmijëve. Ajo ndihmoi me përkushtim fëmijët pa kujdes prindëror në mbarë botën, duke i përqafuar me dashuri, dinjitet dhe shpresë.

Një zë për drejtësinë, një zemër për fëmijët. Nelson Mandela, simbol i guximit dhe paqes, ishte një nga miqtë më të dashur të SOS Fshatrave të Fëmijëve. Përkushtimi i tij për barazinë racore, lirinë dhe të drejtat e njeriut u reflektua edhe në mbështetjen e tij për fëmijët pa kujdes prindëror.

Paqe, dashuri dhe përkushtim për fëmijët Shenjtëria e Tij, Dalai Lama i 14-të, është një shembull i rrallë i përkushtimit dhe dhembshurisë. Edhe në mërgim, ai nuk i harroi fëmijët tibetanë pa përkujdesje prindërore, duke kontribuar në ndërtimin e disa objekteve të SOS Fshatrave të Fëmijëve për ta.
Në vitin 1999 u vendosa në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë pasi familja ime u nda. Isha e frikësuar, e hutuar, por edhe pak kurioze. “Cfarë është ky vend?” mendova. “Mirë se erdhe në familje”, ishte fraza e parë që më tha nëna SOS. Mësova shpejt se quhet familje për një arsye. Personi më i rëndësishëm për ne në të ishte nëna. Përpjekjet e saj për t’u kujdesur për ne e bënin atë më të rëndësishmen në sytë tanë. Edhe pse nuk ishim vëllezër e motra nga gjaku, u bëmë më shumë se kaq. Ndonëse isha vetëm 10 vjeç, jeta ime në SOS Fshatin e Fëmijëve Tiranë u ndje si një fillim i ri. Mësova të jetoj ngrohtësisht me njerëz që nuk i njihja apo prisja t’i takoja gjatë jetës sime.
Ndërsa maturohemi, kuptojmë se lumturia mund të gjendet edhe në mes të historive të trishta. Gjatë kohës sime në fshat, kam krijuar një vlerësim të ri për dashurinë që vjen nga të pasurit vëllezër e motra. Sara* dhe Ani* u bënë motrat e mia të familjes dhe së bashku ne ndamë të gjitha problemet dhe aspiratat tona. Luajtëm, qeshëm, madje derdhëm edhe lot bashkë. Dorë për dore, ne u rritëm përkrah njëri-tjetrës dhe krijuam kujtime të panumërta. E në fund të fundit a nuk është kjo cka përfaqëson një moter, dashuri dhe të plot kujtime fëmijërie sëbashku.
Në fshat zbulova dashurinë për sportin dhe aspirova të bëhesha versioni më i mirë i vetes. Me punë te palodhur dhe mbështetjen e atyre që besuan tek unë, ia dola. Unë arrita të diplomohem në Universitetin e Sporteve. Sot, jam krenare jo vetëm për arritjet e mia, por edhe për lumturinë që i solla familjes dhe mbështetësve të mi.
Jeta ime ka qenë një udhëtim i veçantë. Unë kam pasur rastin të rritem në një mjedis të ndryshëm nga shumica e moshatarëve të mi, por në një mënyrë shumë të bukur.
Si nënë e dy fëmijëve, tani e kuptoj rëndësinë e dashurisë, strehimit dhe familjes. Sot, mund ta kuptoj se sa shumë përmbushje shpirtërore kam marrë aty ku jam rritur.
Ndonjëherë më duket sikur jam pjesë e një historie të shkruar në një libër ku vetëm imagjinata ime mund t’i japë jetë fjalëve. Motra ime Sara* më thotë se jam shumë poetike, por mua më pëlqen. Unë dua ta shoh jetën në këtë mënyrë, të hapur për të pranuar surprizat e ardhshme që mund të më sjellë jeta.
*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”
Gjatë një seance trajnimi pas një viti mbështetjeje, Fredi tha:
“Unë nuk pi alkool, nuk pi duhan, punoj shumë, e dua familjen time dhe kujdesem për fëmijët, gruan dhe nënën time. Të gjithë përballemi me sfida në periudha të ndryshme të jetës, por disa sfida qëllojnë të jenë më të vështira se ca të tjera. Situata ime më ka mësuar se duhet të jemi më pak gjykues dhe më shumë mbështetës ndaj atyre që po kalojnë periudha të vështira. Përmes përvojave të mia, kam kuptuar se edhe veprimet e thjeshta të mirësisë mund të kenë një ndikim të rëndësishëm tek ata që po përballen me sfida të ndryshme në jetën e tyre.”
Ne në SOS Fshatrat e Fëmijëve punojmë së bashku me partnerë, donatorë, komunitete, bashki lokale t’u mundësojmë fëmijëve të rriten me ato mardhwnie që u nevojiten për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë vetja e tyre më e fortë. Ne u mundësojmë familjeve të gjejnë mënyra më të mira për të qenë pranë njëri-tjetrit.
*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”