Advokim - SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri

Advokim

Advokaci dhe partneritet për kujdes cilësor

SOS Fshatrat e Fëmijëve u bën thirrje qeverive dhe komuniteteve të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj fëmijëve pa kujdes prindëror ose në rrezik ta humbasin atë.

Ne advokojmë për:
• Të drejtën e çdo fëmije për t’u rritur në familje.
• Parandalimin e ndarjes së fëmijëve nga familjet e tyre për shkak të varfërisë ose vështirësive sociale.
• Mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, abuzimi dhe neglizhenca.
• Përmirësimin e shërbimeve sociale, arsimore dhe shëndetësore për fëmijët dhe familjet.
• Pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve në vendimmarrje, duke dëgjuar zërin dhe nevojat e tyre.
• Përfshirjen sociale dhe barazinë e mundësive për të gjithë fëmijët, pa diskriminim.

SOS Fshatrat e Fëmijëve e mbështet advokimin e saj në Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës, Udhëzimet e OKB-së për Kujdesin Alternativ të Fëmijëve dhe përvojën e saj praktike në fuqizimin e familjeve dhe ofrimin e kujdesit alternativ.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke marrë pjesë në mënyrë aktive në krijimin e politikave publike, advokon për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në rrezik social dhe ndjek Udhëzimet e Kombeve të Bashkuara për Kudjesin Alternativ dhe Standardet e Kujdesit për Fëmijët pa kujdes prindëror

Fushata Advokuese SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri

2009 – 2023

Qëllimi i fushatës “Advoko Tani” ishte të kontribuonte në ndryshimin e Ligjit “Për Statusin e Jetimit”, me synim ofrimin e shërbimeve cilësore për të rinjtë dhe të shërbimeve pas përfundimit të kujdesit (after care), që lidhen me strehimin, kujdesin shëndetësor, mbështetjen psikosociale, arsimin dhe punësueshmërinë. Dy shtyllat kryesore të fushatës ishin ofrimi i shërbimeve pas përfundimit të kujdesit për të rinjtë dhe lobimi për politika dhe procedura të riintegrimit për fëmijët dhe të rinjtë në kujdes alternativ.
Fushata rriti kapacitetet e të rinjve dhe i përfshiu ata në advokimin për të drejtat e tyre. Palët e interesit, organizatat e shoqërisë civile dhe bartësit e detyrimeve rritën njohuritë dhe bashkëpunimin për të mbështetur tematikën e avokimit të fushatës, si dhe zhvillimin e shërbimeve pas përfundimit të kujdesit dhe të shërbimeve cilësore për të rinjtë, përmes ndryshimeve në politika dhe legjislacion.
Projekte të tjera të IPD-së që mbështetën fushatën “Advoko Tani”:
• “Now What? Empowerment of Young People Leaving Care”, financuar nga programi Erasmus+ i Komisionit Evropian në Bruksel, zbatuar gjatë viteve 2018–2019.
• “Power for Youth, Leaving Care”, financuar nga programi Erasmus+, zbatuar gjatë viteve 2020–2022. kujdesin alternativ.


Fushata ka rritur kapacitetet e të rinjve dhe i ka përfshirë ata në avokimin për të drejtat e tyre. Palët interesante, OJQ-të, dhe përgjegjësit për detyrën kanë rritur njohuritë dhe bashkëpunimin për mbështetje në temën e avokatisë së fushatës, shërbimeve pas kujdesit dhe shërbimeve cilësore për të rinjtë, përmes ndryshimeve në politika e ligje.


Projekte të tjera të IPD që mbështetën fushatën "Advokaci Tani":

  • "Tani Çfarë? Përmirësimi i të rinjve që largohen nga kujdesi" financuar nga programi Erasmus+ i EC Brussels, i realizuar në vitet 2018 - 2019
  • "Forca për Rininë, Largimi nga Kujdesi" financuar nga programi Erasmus+, i realizuar në vitet 2020 - 2022

Eli*, sot nuk është më fëmijë

Një histori ndryshe për disa, por e njëjta për disa të tjerë.
Jam rritur në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë së bashku me shumë fëmijë të tjerë. Tani që më kujtohet, në ditët e para mendova se e vetmja gjë e përbashkët që unë dhe ata kishim ishin historitë tona të trishta. Ata ishin vëllezërit dhe motrat e mia dhe ne të gjithë ishim aq të ngjashëm sa dhe unikë në mënyrat tona.

Për ta kuptuar më mirë, le të fillojmë nga fillimi i historisë sonë.

Në vitin 1999 u vendosa në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë pasi familja ime u nda. Isha e frikësuar, e hutuar, por edhe pak kurioze. “Cfarë është ky vend?” mendova. “Mirë se erdhe në familje”, ishte fraza e parë që më tha nëna SOS. Mësova shpejt se quhet familje për një arsye. Personi më i rëndësishëm për ne në të ishte nëna. Përpjekjet e saj për t’u kujdesur për ne e bënin atë më të rëndësishmen në sytë tanë. Edhe pse nuk ishim vëllezër e motra nga gjaku, u bëmë më shumë se kaq. Ndonëse isha vetëm 10 vjeç, jeta ime në SOS Fshatin e Fëmijëve Tiranë u ndje si një fillim i ri. Mësova të jetoj ngrohtësisht me njerëz që nuk i njihja apo prisja t’i takoja gjatë jetës sime.

Ndërsa maturohemi, kuptojmë se lumturia mund të gjendet edhe në mes të historive të trishta. Gjatë kohës sime në fshat, kam krijuar një vlerësim të ri për dashurinë që vjen nga të pasurit vëllezër e motra. Sara* dhe Ani* u bënë motrat e mia të familjes dhe së bashku ne ndamë të gjitha problemet dhe aspiratat tona. Luajtëm, qeshëm, madje derdhëm edhe lot bashkë. Dorë për dore, ne u rritëm përkrah njëri-tjetrës dhe krijuam kujtime të panumërta. E në fund të fundit a nuk është kjo cka përfaqëson një moter, dashuri dhe të plot kujtime fëmijërie sëbashku.

Në fshat zbulova dashurinë për sportin dhe aspirova të bëhesha versioni më i mirë i vetes. Me punë te palodhur dhe mbështetjen e atyre që besuan tek unë, ia dola. Unë arrita të diplomohem në Universitetin e Sporteve. Sot, jam krenare jo vetëm për arritjet e mia, por edhe për lumturinë që i solla familjes dhe mbështetësve të mi.

Jeta ime ka qenë një udhëtim i veçantë. Unë kam pasur rastin të rritem në një mjedis të ndryshëm nga shumica e moshatarëve të mi, por në një mënyrë shumë të bukur.

Si nënë e dy fëmijëve, tani e kuptoj rëndësinë e dashurisë, strehimit dhe familjes. Sot, mund ta kuptoj se sa shumë përmbushje shpirtërore kam marrë aty ku jam rritur.

Ndonjëherë më duket sikur jam pjesë e një historie të shkruar në një libër ku vetëm imagjinata ime mund t’i japë jetë fjalëve. Motra ime Sara* më thotë se jam shumë poetike, por mua më pëlqen. Unë dua ta shoh jetën në këtë mënyrë, të hapur për të pranuar surprizat e ardhshme që mund të më sjellë jeta.

*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”

Jepu fëmijëve mundësinë e një të ardhme më të mirë!

Ada*, 11 vjeç

Puna për të mbajtur familjet të bashkuara është superfuqia jonë!
“I dashur ditar, po të shkruaj sepse nuk dua t’i ndaj dëshirat e mia me prindërit e mi. E di që nuk do të mund bëjnë ato realitet dhe kjo do shkaktojë trishtim në sytë e tyre…”
Ada kishte shkruar Ada në fletoren e saj, të cilën e quan “Ditari i Adës”.
Nëna e Adës nuk është në gjendje të punojë për shkak të shëndetit mendor dhe herë pas here ajo nuk është në gjendje të kujdeset për vajzat. Gjyshja e Adës është në dispozicion për të ndihmuar, por ajo është e moshuar dhe me shëndet të dobët. Babai i Adës është i vetmi që punon dhe siguron ushqim për familjen, por mungesa e një profesioni ja bën më të vështirë gjetjen e një pune. Ada dhe motra e saj nuk shkonin rregullisht në shkollë. Situata e tyre familjare ndikon në performancën e tyre në shkollë dhe në marrëdhëniet e tyre me bashkëmoshatarët. Për Adën shoqja e saj më e mirë ishte vetëm motra e madhe, që e kuptonte dhe fletorja e saj.
Rrugëtimi i Adës me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri filloi tre vjet më parë. Në një kohë kur prindërit e saj po luftonin për të mbajtur familjen të bashkuar dhe kishin vështirësi në sigurimin e kujdesit dhe stabilitetit që u nevojitet fëmijëve.
Nëpërmjet projekteve të SOS Fshatrat e Fëmijëve në parandalim dhe mbrojtje, çdo anëtar i familjes mori mbështetjen e nevojshme për t’i ndihmuar ata të ecin përpara dhe ta bëjnë familjen e tyre të ketë sukses. Kolegët tanë u siguruan që nëna e Adës të merrte të gjitha medikamentet e nevojshme dhe e mbështetën në aksesin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore.
Fredi*, babai i saj, mori pjesë në seminare të ndryshme prindërore për të përmirësuar aftësitë e tij prindërore. Ada dhe motra e saj u mbështetën me këshillim psikologjik dhe edukim, duke përfshirë pajisje shkollore, materiale mësimore dhe ndihmë me lesksione pas shkollës. Ada dhe anëtarët e familjes së saj punuan së bashku me punonjës socialë dhe ekspertë për të forcuar familjen.

Gjatë një seance trajnimi pas një viti mbështetjeje, Fredi tha:

“Unë nuk pi alkool, nuk pi duhan, punoj shumë, e dua familjen time dhe kujdesem për fëmijët, gruan dhe nënën time. Të gjithë përballemi me sfida në periudha të ndryshme të jetës, por disa sfida qëllojnë të jenë më të vështira se ca të tjera. Situata ime më ka mësuar se duhet të jemi më pak gjykues dhe më shumë mbështetës ndaj atyre që po kalojnë periudha të vështira. Përmes përvojave të mia, kam kuptuar se edhe veprimet e thjeshta të mirësisë mund të kenë një ndikim të rëndësishëm tek ata që po përballen me sfida të ndryshme në jetën e tyre.”

Ne në SOS Fshatrat e Fëmijëve punojmë së bashku me partnerë, donatorë, komunitete, bashki lokale t’u mundësojmë fëmijëve të rriten me ato mardhwnie që u nevojiten për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë vetja e tyre më e fortë. Ne u mundësojmë familjeve të gjejnë mënyra më të mira për të qenë pranë njëri-tjetrit.

*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”

Bëhu partneri ynë në mbështetjen e më shumë fëmijëve; që të qëndrojnë dhe të rriten me familjet e tyre

where is albania located