Ne punojmë me partnerë për shërbimet mbështetëse dhe bëjmë advokaci për kujdes cilësor

Një projekt i financuar nga BMZ (Ministria Federale e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik) “që synon përfshirjen sociale dhe fuqizimin ekonomik të familjeve dhe të rinjve në nevojë në periferi të qytetit të Tiranës”, do të zbatohet gjatë periudhës kohore 01.10.2016 – 31.12.2019.Projekti po kontribuon në kapërcimin e përjashtimit social dhe paqëndrueshmërisë ekonomike të 100 të rinjve dhe 200 prindërve të në nevojë në qytetin e Tiranës duke rritur nivelin e punësimit dhe vetëpunësimit të tyre përmes zhvillimit të programeve të edukimit dhe aftësimit teknik dhe profesional që plotësojnë nevojat e burimeve njerëzore të tregut aktual të punës.

Shërbimet që ofrohen në këtë qendër për përfituesit përfshijnë: orientim dhe këshillim profesional për zhvillim karriere; paketë  trainimesh për rritjen e njohurive dhe aftësive për jetën dhe ato financiare; si dhe zhvillimi dhe fuqizimi i aftësive me fokus formimin profesional përmes kualifikimeve profesionale në qendrat publike dhe private të formimit profesional të liçensuara. Gjithashtu ofrohen trainime dhe mbeshtetje financiare për hapjen e aktiviteteve gjeneruese të të adhurave/bizneseve të vogla familjare dhe aktivitete te ndryshme social – kulturore për të rinjtë

Institucionet partnere dhe mekanizmat kryesore avdokues të SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri:

1. Advokim ndërmjet mekanizmave dhe institucioneve ndërkombëtare

  • Përfaqësitë diplomatike
  • Institucionet e Bashkimit Europian (BE)
  • Institucionet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)