Si mund të na mbështesni

Donacione në para

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë që ekziston falë donacioneve. Së bashku mund ta bëjmë shoqërinë ku jetojmë më të bukur duke mbështetur fëmijët pa kujdes prindëror. Donacionet në para do të shpenzohen për të siguruar ushqime, veshje, produkte higjienike, materiale edukative, si edhe për të mbuluar shpenzimet mjekësore. Por më e rëndësishmja, këta fëmijë dhe të rinj do të kenë dashurinë, sigurinë dhe ngrohtësinë e familjes SOS.

Ju lutemi plotësoni fushat e poshtë-shënuara, ose na telefononi dhe ne do t’ju dërgojmë një mandat-pagese.

Donacione në produkte

Ju mund të na mbështesni edhe me donacione në produkte, si artikuj ushqimorë, veshje, materiale shkollore, lodra, pajisje elektro-shtëpiake, mobilje etj.

Nëse vendosni të na mbështesni në misionin tonë, për të siguruar “një shtëpi të dashur për çdo fëmijë”, ju lutem sillini donacionet tuaja në ambjentet e SOS Fshatit të Fëmijëve Tiranë, me adresë “Rruga Hermann Gmeiner, nr. 5, Sauk”, ose telefononi në numrin +355 68 904 4676 për më shumë informacione.

Formulari i Dhurimit






Adresa: Rruga Qemal Stafa, P 1, Ap.15, Kati IV
Email:info@soskd.org.al
Telefon:+355 44 536 901

Të gjitha fushat e shënuara me * janë të detyrueshme. Pranoj që të dhënat e mia të përdoren në përputhje me Politikën e Privatësisë