Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
Ne punojmë për fëmijët që janë pa kujdes prindëror, ose që kanë familje që nuk janë të afta të kujdesen për ta. Ne u japim këtyre fëmijëve mundësinë e krijimit të lidhjeve të qëndrueshme brenda një familjeje.
Kujdesi për fëmijët dhe për familjet e tyre të reja në SOS Fshatrat e fëmijëve bazohet mbi katër parime: Çdo fëmijë ka nevojë për një nënë, dhe mënyra më e mirë për tu rritur është të jetojë me vëllezër dhe motra, në shtëpinë e tij, shtëpi që ndodhet brenda ambientit mbështetës të Fshatit SOS.
Ne i ndihmojmë fëmijët që të njohin dhe shpalosin aftësitë e tyre individuale, interesat dhe talentet.
Ne marrim pjesë në jetën në komunitet dhe i përgjigjemi nevojave të zhvillimit shoqëror të fëmijëve dhe të rinjve të ndjeshëm dhe të cënuar të shoqërisë.
Ne ndërtojmë facilitete dhe programe që kanë për qëllim forcimin e familjeve dhe parandalimin e braktisjes së fëmijëve. Ne bashkëpunojmë me pjesëtarët e komunitetit për të siguruar edukim dhe përkujdesje shëndetësore dhe gjithashtu për të reaguar fuqishëm në raste emergjencash.