Projekti "UNË VLEJ "
Advokon për të drejtat e fëmijëve pa kujdes prindëror të cilët largohen nga përkujdesi alternativ. Objektivat e projektit janë rritja e ndërgjegjësimit, pjesëmarrja rinore dhe përmirësimi I legjislacionit.
Situata e fëmijëve që dalin nga institucionet e përkujdesit
Nuk ka një sistem ligjor të mjaftueshëm që mbulon nevojat e të rinjve që janë në përkujdesje apo që po dalin nga përkujdesja, veçanërisht atyre që largohen shumë herët.
Të dalësh nga përkujdesi në moshën 15 vjeç është shumë herët nga pikpamja psikologjike dhe sociale e zhvillimit, duke marrë parasysh veçanërisht mungesën e prindërve dhe mos mbështetjes nga strukturat shtetërore.
AKTIVITETE TË ORGANIZUARA
Tryezë e rrumbullakët për situatën e fëmijëve që dalin nga përkujdesi
Qëllimi I aktivitetit ishte publikimi I informacionit për situatën e fëmijëve që dalin nga përkujdesi dhe inicimi I debatit për përgjegjësinë e aktorvëve në këtë drejtim dhe prezantimi I rekomandimeve.
Konferenca rinore "Të rinjtë pa kujdes prindëror flasin "
5 të rinj nga forma të ndryshme të përkujdesit rezidencial nga Tirana, Elbasani dhe Shkodra folën për të drejtat e tyre. Ata prezantuan rekomandimet e tyre dhe ndryshimin e situatës të fëmijëve jetimë dhe reduktimin e stigmës dhe diskriminimit që ekziston.
Raporti Universal Periodik
Në bashkëpunim me BKTF, u realizua raporti Universal Periodik, në të cilin prezantime konkrete u bënë për fëmijët të cilët dalin nga përkujdesi. Rekomandimet u pranuan nga Qeveria Shqiptare.
Workshop me mediat dhe publikimi i artikujve
Një ëorkshop u zhvillua me 27 përfaqësues nga media e shkruar dhe televizive në bashkëpunim me Institutin e Medias Shqiptare për të rritur sensibilizimin për çështjen e fëmijëve që dalin nga përkujdesi.
Kampi lëvizes rinor "UNË VLEJ "
Të rinj nga SOS Fshati I Fëmijëve, të rinj vullnetarë nga organizata Tamam po zhvillojnë një kamp lëvizës në institucionet rezidenciale dhe Qendra të tjera private në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë.Aktivitetet kryesore ishin për të drejtat e fëmijëve nga manuali Kompasito, seanca informuese për problematikat e moshës, shpërndarja e informacioneve për shërbimet ekzituese dhe krijimi I database të rrjetit rinor.
SOS Fshatrat e Fëmijëve bashkëpunon me koalicionin BKTF dhe Amnesty International në lobim të përbashkët për situatën e të fëmijëve të cilat dalin nga përkujdesi.
" Kërkim Midis Bashkëmoshatarëve për të drejtat e të rinjve pa kujdes prindëror " 2011-2012 është një projekt studimor, I cili zhvillohet në Shqpëri, çeki, Poloni dhe Finlandë.
Projekti bashkëfinancohet nga Komisioni Europian dhe SOS Kinderdorf International.
Qëllimi: Studim mbi zbatimin e të drejtave të të rinjve pa kujdes prindëror.
E veçanta e këtij studimi, është janë vetë të rinjtë pa kujdes prindëror, të cilët do të zhvillojnë intervista me të rinj të tjerë pa kujdes prindëror të cilët përgatiten për të dal nga kujdesi, apo janë tashmë jashtë kujdesit.
Të rinjtë do të pyesin të rinjtë për përgatitjen e tyre nga daljen nga qendrat dhe institucionet, çështjet e strehimit dhe punësimit, çështjet e marrëdhënieve me të tjerë, diskriminimi, etj.
Më tej, të dhënat do të publikohen dhe do të prezantohen në Shqipëri dhe pranë Komisionit Europian në Bruksel.
Praktikat e mira në këtë drejtim, gjithashtu do të bëhen publike.