Me objekt: Kontraktimi i një eksperti /grup ekspertësh / kompanie për ofrimin e trajnimit të profesionistëve lokalë të fushës së mbrojtjes sociale në Tiranë dhe Shkodër me temën “Ri-integrimi i fëmijëve në familen biologjike’.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri (SOS AL) është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe anëtare aktive e Federatës SOS Fshatrat e Fëmijëve, e përbërë nga 136 shoqata të pavarura kombëtare. Ne punojmë së bashku me një vizion të vetëm: çdo fëmijë i përket një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri. Që nga viti 1995, SOS Shqipëri operon në fushën e mbrojtjes sociale duke ofruar shërbime përkujdesjeje për fëmijët pa kujdes prindëror, shërbime parandaluese të bazuara në komunitet për familjet në nevojë dhe fëmijët e tyre, përgatitje për largim nga kujdesi dhe shërbime mbështetëse për të rinjtë.
Në Tetor 2021, SOS Fshatrat e Fëmijëve, përkatësisht SOS Shqipëria, SOS Maqedonia e Veriut, SOS Ukrainë, SOS Bjellorusia dhe SOS Armenia filluan zbatimin e Projektit “Adresimi i boshllëqeve sistemike – Mbështetje për reformat e sistemit të mbrojtjes sociale”, i cili synon të përmirësojë të drejtat e fëmijëve me fokus të veçantë në mbështetjen e reformës së sistemeve të kujdesit alternativ dhe procesit të deinstitucionalizimit në këto 5 vende të synuara.
Nëpërmjet kësaj Ftese për ofertë kërkohet të kontraktohet një ekspert /grup ekspertësh / kompani për ofrimin e trajnimit të profesionistëve lokalë të fushës së mbrojtjes sociale në Tiranë dhe Shkodër me temën “Ri-integrimi i fëmijëve në familen biologjike’.
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet në adresën e mëposhtme e-mail: info@soskd.org.al. Afati i fundit për dorëzimin e propozimit është data 18 Prill 2024.
Për më shumë detaje jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.
SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi_Ftese per ekspert
Faleminderit!
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri