Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbeshtet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojne zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve. Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë në pozicionin ”Oficer Finance dhe Burime Njerëzore.”
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin CV, letër interesi dhe referencë brenda datës 20 Shkurt 2025, në adresën hr@soskd.org.al. Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë. Për më shumë informacion klikoni këtu Officer Finance & Burime Njerezore.