Shërbim për aktivitete sportive ne natyre, guidë profesionale - SOS Fshtrat e Fëmijëve

Shërbim për aktivitete sportive ne natyre, guidë profesionale

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Hermann Gmeiner në vitin 1949. Ajo është e pranishme në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve
Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
Qëllimi i kësaj kërkese është shërbim për aktivitete sportive ne natyre, guidë profesionale
Aktualisht jemi duke kërkuar bashkëpunim me një pale te trete që ofron shërbimin e guidës profesionale përgjatë gjithë vitit 2024.

Per me shume detaje, ju lutemi referojuni dokumentacionit bashkengjitur sherbim guide turistike.

Afati i dorëzimit te ofertës është deri më datë 02.07.2024.
Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së procedurës nuk do të pranohet.
Afati i vlerësimit dhe i përzgjedhjes do të jetë data 09.07.2024.
Për çdo pyetje ose sqarim, ju lutemi na shkruani në e-mail: info@soskd.org.al

Shpërndaje në mediat sociale