SOS Fshatrat e Fëmijëve - Shërbim Ekspert/e Vlerësues/e

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kërkon Shërbim Ekspert/e Vlerësues/e

Sherbimi Social Shtetëror  dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri kane dakortësuar marreveshjen per realizimin e vleresimit te pavarur te stafit. Objektivi  kryesor për ngritjen e këtyre Termave të Referencës, është kontraktimi i një eksperti ose grup ekspertësh për hartimin e metodologjisë për vlerësimin e burimeve njerëzore – pjese e vlerësimit te pavarur për Shtëpinë Familje për të rinj 16-18 vjeç Shkodër. Eksperti ose grupi i eksperteve do te punojne ngushtesisht per hartimin e metodologjise por edhe te kryejne vleresimin e pavarur te stafit aktual ne bashkepunim me stafin ekspert te SOS Fshatrave te Femijeve Shqiperi.

Nëpërmjet këtyre Termave të Referencës kërkojmë të kontraktojmë ekspert ose grup ekspertësh të cilët përmbushin kriteret teknike dhe realizojnë shërbimin brenda kohës së kërkuar. Shërbimi do të konsistojë në.  Ekspertët e jashtëm do të jenë anëtar të grupit të vlerësimit dhe duhet të japin kontributin e tyre në:

 

  • Hartimin e instrumenteve vlerësues,
  • Pjesëmarrje në zhvillimin e intervistave individuale me punonjësit,
  • Të propozojë pyetje në kuadër të intervistave të strukturuara me gojë,
  • Analizimi i punës së punonjësve në bazë të dokumentacionit ekzistues (grafikët e punës, planet e punës me të rinjtë etj)
  • Përgatitja e raportit me gjetjet dhe rekomandimet përkatëse nga Shërbimi Social Shtetëror dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri dhe dokumentimi i procesit.https://soskd.org.al/wp-content/uploads/2024/05/Terma-Reference-Ekspert-vleresues-Maj-2024-1.docx

    Afati i fundit i aplikimeve 23.07.2024

Shpërndaje në mediat sociale