SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë jo qeveritare, humanitare dhe jofitimprurëse. Anëtar të Organizatës Ndërkombëtare SOS Fshatrat e Femijeve, e themeluar në vitin 1949, e cila sot ofron mbështetje për më shumë se 1,200,000 persona, në mbi 136 vende dhe territore në botë.
Si anëtarë të federatës, shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është e përkushtuar të zbatojë statutet e federatës, standardet për kujdesin cilësor të fëmijëve dhe praktikat e rrepta financiare dhe administrative.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri ka ofruar një familje dhe një mjedis të shëndetshëm për zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve të privuar nga kujdesi prindëror ose në rrezik për të humbur mbrojtjen e prindërve të tyre. Shoqata ofron kujdes e mbështetje dhe mbron në mënyrë aktive të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve.
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe SOS KINDERDORF International për hapjen e SOS Fshatrave të Fëmijëve Shqipëri.
Ndërtimi i shtëpive për fëmijët në Sauk, Tiranë
U krijuan dy familjet e para të Fshatit të Fëmijëve SOS Tiranë.
U hap objektet arsimore SOS Kopshti.
U hap shkolla SOS Herman Gmeiner.
Përurimi zyrtar i SOS Fshatrave të Fëmijëve Shqipëri.
U krijua shtëpia e parë e të rinjve.
Nis Programi për Forcimin e Familjeve në Sauk të Tiranës.
U krijua një tjetër shtëpi rinore.
Nis Programi për Forcimin e Familjeve në Don Bosko, Tiranë.
Nis në Shkodër Programi për Forcimin e Familjeve.
Fillon projekti “I Matter”, ishte fushata e parë kombëtare e Avokimit të SOS CV Albania. Avokim për zgjatjen e moshës së largimit nga përkujdesja nga 14 në 18 vjeç, në institucionet e kujdesit publik.
Nis projekti “Kujdes për Mua”, fushata e dytë kombëtare e Avokimit të SOS CV Albania. Avokimi për zhvillimin e kujdesit familjar në vend
Fillon projekti “Fushata Youth Voice për të ardhmen që duam” financuar nga UNFPA
Programi për Forcimin e Familjeve fillon në Thumanë.
Nis projekti 39 mujor “Përfshirja sociale dhe fuqizimi ekonomik i familjeve vulnerabël në periferi të qytetit të Tiranës”, financuar nga BMZ dhe HGFD.
Nis projekti “Kujdes për Mua”, fushata e dytë kombëtare e Avokimit të SOS CV Albania. Avokimi për zhvillimin e kujdesit familjar në vend
Fillon projekti tre vjeçar “Zhvillimi i OSHC-ve për kujdestarinë në Shqipëri” zbatohet në 3 lokacione Tiranë, Durrës, Korçë, financuar nga Delegacioni i BE-së.
Fillon projekti rajonal 39 mujor “YEEP 1 - Youth empowerment enabling perspects”, zbatuar nga SOS CV Albania, SOS CV Bosnja-Hercegovina, SOS CV Kosova, SOS CV Maqedonia e Veriut, SOS CV Serbia, financuar nga BMZ dhe HGFD
Nis projekti njëvjeçar “Punësueshmëria e të rinjve në Shkodër”, financuar nga GIZ ProSEED
“Power 4 Youth – Leaving Care” projekti 2-vjeçar në shumë vende, i udhëhequr nga SOS CV Albania, në partneritet me SOS CV Kosova, SOS CV Bullgari, SOS CV Serbia, SOS CV Poloni, SOS CV Maqedonia e Veriut financuar nga Erasmus+ , Brukseli i BE-së
Fillon projekti 11 mujor “Strehëza (Shqipëri) për të Miturit e Pashoqëruar të Kthyer, mbështetur nga AMIF (Fondi për Azilin, Migracionin dhe Integrimin) financuar nga Bashkimi Europian.
Fillon projekti 18 mujor “STEP Streaming Toward Equal Possibilities”, i drejtuar nga SOS CV Austria në bashkëpunim me SOS CV Albania, SOS CV Ukraine, SOS CV Bosnja dhe Hercegovina, financuar nga Ministria Austriake e Shëndetësisë
Fillon “Adresimi i boshllëqeve sistematike – Mbështetje për reformat e sistemit të mirëqenies së fëmijëve (De-I)” projekti 43 mujor për shumë vende i zbatuar nga SOS CV Albania, SOS CV Armenia, SOS CV Ukraine, SOS CV Bjellorusia, SOS CV Maqedonia e Veriut, financuar nga BMZ
Fillon projekti “Shërbimet e pritjes dhe kujdesit për të miturit e pashoqëruar (UAM) në Shqipëri” projekti njëvjeçar i mbështetur nga ICMPD (Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit) financuar nga Bashkimi Evropian
Fillon projekti rajonal 40 muaj “YEEP 2 - Youth Empowerment Enabling Prospects”, zbatuar nga SOS CV Albania, SOS CV Bosnje-Hercegovina, SOS CV Kosova, SOS CV Maqedonia e Veriut, SOS CV Serbia, financuar nga BMZ dhe HGFD
Fillon projekti “Shërbimet e Kujdesit të Pritjes për Fëmijët e Pashoqëruar dhe të Veçuar (UASC) në Shqipëri” projekti njëvjeçar i mbështetur nga ICMPD (Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit) financuar nga Bashkimi Evropian
Shumë fëmijë dhe të rinj ndahen nga familjet e tyre, braktisen, neglizhohen ose detyrohen të jetojnë në mjedise abuzive, duke u rritur pa mbështetjen që u nevojitet për të ndërtuar të ardhmen e tyre.
Ne punojmë për të parandaluar këto situata dhe për të thyer ciklin e vështirësive, duke i dhënë çdo fëmije mundësinë për një të ardhme më të mirë. Cdo fëmijë ka nevojë për dikë që e sheh, e mbështet dhe beson tek ai, prandaj ju sigurojmë atyre kujdes dhe i inkurajojme të rritet e të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
Falë mbështetjes së partnerëve, kompanive dhe individëve ndërkombëtarë dhe vendas që angazhohen në misionin tonë, ne realizojmë premtimin që çdo fëmijë të rritet në një familje të qëndrueshme dhe të dashur si pjesë e një komuniteti që e mbështet atë.
Dhuna, abuzimi dhe neglizhimi brenda familjes mbeten ndër shkaqet kryesore që çojnë në prishjen e saj dhe ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e fëmijëve. Shpesh, fëmijët rriten në ambiente ku përballen me dhunë fizike apo psikologjike, mungesë kujdesi dhe mbështetjeje emocionale, duke u privuar nga një zhvillim i shëndetshëm dhe i sigurt. Këto kushte jo vetëm që dëmtojnë marrëdhëniet familjare, por krijojnë pasoja të thella në jetën e fëmijëve, duke ndikuar në arsimimin, sjelljen dhe perspektivën e tyre për të ardhmen.
Në Shqipëri, mungesa apo humbja e një kujdestari si pasojë e emigrimit, vdekjes, braktisjes apo paaftësisë për t’u kujdesur për fëmijët është një nga faktorët që dobësojnë stabilitetin e familjes. Kur një fëmijë rritet pa një figurë prindërore të qëndrueshme, ai shpesh përballet me mungesë sigurie emocionale, mbështetjeje dhe orientimi në jetën e përditshme. Kjo situatë mund të ndikojë në zhvillimin e tij psikologjik, në performancën shkollore dhe në marrëdhëniet sociale, duke rritur rrezikun e përjashtimit dhe vështirësive në të ardhmen.
Në Shqipëri, varfëria mbetet një nga faktorët kryesorë që ndikon në prishjen dhe dobësimin e familjes. Familjet që përballen me vështirësi ekonomike shpesh nuk arrijnë të plotësojnë nevojat bazë të fëmijëve, si ushqimi, edukimi dhe kujdesi shëndetësor, duke krijuar stres të vazhdueshëm dhe tension brenda familjes. Kjo situatë mund të çojë në konflikte, neglizhencë ndaj fëmijëve dhe në raste ekstreme edhe në ndarje të familjes. Varfëria gjithashtu kufizon mundësitë për zhvillim dhe rritje të shëndetshme të fëmijëve, duke rritur rrezikun që ata të përballen me përjashtim social dhe mungesë mundësish në të ardhmen.
Në Shqipëri, problemet e shëndetit mendor janë një faktor i rëndësishëm që mund të ndikojë në funksionimin dhe qëndrueshmërinë e familjes. Çrregullime si depresioni, ankthi apo varësitë shpesh mbeten të patrajtuara ose të stigmatizuara, duke krijuar vështirësi në komunikim, tensione dhe mungesë kujdesi brenda familjes. Kjo situatë mund të ndikojë drejtpërdrejt te fëmijët, duke i ekspozuar ndaj pasigurisë emocionale dhe mungesës së mbështetjes së nevojshme për zhvillimin e tyre.
Në Shqipëri, mungesa e aksesit në shërbimet sociale është një faktor që ndikon ndjeshëm në dobësimin e familjes. Shumë familje, veçanërisht në zona rurale apo në kushte të vështira ekonomike, hasin vështirësi në përfitimin e shërbimeve si ndihma sociale, kujdesi shëndetësor, mbështetja psikologjike dhe programet për mbrojtjen e fëmijëve. Kjo mungesë mbështetjeje e bën më të vështirë për familjet të përballojnë sfidat e përditshme, duke rritur stresin, pasigurinë dhe rrezikun për neglizhencë apo ndarje familjare.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri jep përgjigje konkrete nëpërmjet parandalimit, mbrojtjes dhe advokimit.
Në vitin 1999 u vendosa në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë pasi familja ime u nda. Isha e frikësuar, e hutuar, por edhe pak kurioze. “Cfarë është ky vend?” mendova. “Mirë se erdhe në familje”, ishte fraza e parë që më tha nëna SOS. Mësova shpejt se quhet familje për një arsye. Personi më i rëndësishëm për ne në të ishte nëna. Përpjekjet e saj për t’u kujdesur për ne e bënin atë më të rëndësishmen në sytë tanë. Edhe pse nuk ishim vëllezër e motra nga gjaku, u bëmë më shumë se kaq. Ndonëse isha vetëm 10 vjeç, jeta ime në SOS Fshatin e Fëmijëve Tiranë u ndje si një fillim i ri. Mësova të jetoj ngrohtësisht me njerëz që nuk i njihja apo prisja t’i takoja gjatë jetës sime.
Ndërsa maturohemi, kuptojmë se lumturia mund të gjendet edhe në mes të historive të trishta. Gjatë kohës sime në fshat, kam krijuar një vlerësim të ri për dashurinë që vjen nga të pasurit vëllezër e motra. Sara* dhe Ani* u bënë motrat e mia të familjes dhe së bashku ne ndamë të gjitha problemet dhe aspiratat tona. Luajtëm, qeshëm, madje derdhëm edhe lot bashkë. Dorë për dore, ne u rritëm përkrah njëri-tjetrës dhe krijuam kujtime të panumërta. E në fund të fundit a nuk është kjo cka përfaqëson një moter, dashuri dhe të plot kujtime fëmijërie sëbashku.
Në fshat zbulova dashurinë për sportin dhe aspirova të bëhesha versioni më i mirë i vetes. Me punë te palodhur dhe mbështetjen e atyre që besuan tek unë, ia dola. Unë arrita të diplomohem në Universitetin e Sporteve. Sot, jam krenare jo vetëm për arritjet e mia, por edhe për lumturinë që i solla familjes dhe mbështetësve të mi.
Jeta ime ka qenë një udhëtim i veçantë. Unë kam pasur rastin të rritem në një mjedis të ndryshëm nga shumica e moshatarëve të mi, por në një mënyrë shumë të bukur.
Si nënë e dy fëmijëve, tani e kuptoj rëndësinë e dashurisë, strehimit dhe familjes. Sot, mund ta kuptoj se sa shumë përmbushje shpirtërore kam marrë aty ku jam rritur.
Ndonjëherë më duket sikur jam pjesë e një historie të shkruar në një libër ku vetëm imagjinata ime mund t’i japë jetë fjalëve. Motra ime Sara* më thotë se jam shumë poetike, por mua më pëlqen. Unë dua ta shoh jetën në këtë mënyrë, të hapur për të pranuar surprizat e ardhshme që mund të më sjellë jeta.
*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”
Gjatë një seance trajnimi pas një viti mbështetjeje, Fredi tha:
“Unë nuk pi alkool, nuk pi duhan, punoj shumë, e dua familjen time dhe kujdesem për fëmijët, gruan dhe nënën time. Të gjithë përballemi me sfida në periudha të ndryshme të jetës, por disa sfida qëllojnë të jenë më të vështira se ca të tjera. Situata ime më ka mësuar se duhet të jemi më pak gjykues dhe më shumë mbështetës ndaj atyre që po kalojnë periudha të vështira. Përmes përvojave të mia, kam kuptuar se edhe veprimet e thjeshta të mirësisë mund të kenë një ndikim të rëndësishëm tek ata që po përballen me sfida të ndryshme në jetën e tyre.”
Ne në SOS Fshatrat e Fëmijëve punojmë së bashku me partnerë, donatorë, komunitete, bashki lokale t’u mundësojmë fëmijëve të rriten me ato mardhwnie që u nevojiten për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë vetja e tyre më e fortë. Ne u mundësojmë familjeve të gjejnë mënyra më të mira për të qenë pranë njëri-tjetrit.
*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”