Perspektiva Që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve”, ceremonia përmbyllëse e Projektit Yeep

Postuar: August 29, 2023at 6:03 pm, in

 

SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri e ka implementuar Projektin YEEP me në fokus të rinjtë, në afatin kohor Tetor 2019 – Mars 2023. Me përfundim të shtrirjes kohore të implementimit, realizohet ceremonia përmbyllëse e Projektit, nën sloganin “Perspektiva Që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve”.

 

Përgjatë kësaj ceremonie përmbyllëse, të datës 27 Prill 2023, patëm mundësinë të ndanim:

  • Arritjet dhe rezultatet e projektit
  • Përvojat e pjesëmarrësve, bashkëpunëtorëve dhe stafit gjatë këtyre viteve
  • Shfaqjen e dokumentarit mbi implementimin e projektit në Shqipëri, duke përfshirë organizata partnere të shoqërisë civile, në qytetin e Shkodrës, Korçës dhe Vlorës

 

Pjesëmarrës në këtë event, ishin përfaqësues nga Shërbimi Social Shtetëror, përfaqësues nga Qendrat e Formimit Profesional publik dhe jo publik, përfaqësues të organizatave partnere, të rinj, punonjës të SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri, etj.

 

Përfundime

 

Ajo që na bën ne krenarë dhe të lumtur është që projekti YEEP për të rinjtë – jo vetëm ka përmbushur objektivat dhe targetat e punësimit për të rinjtë – por bashkë me organizatat partnere, i kanë tejkaluar këto objektiva; Duke shënuar, aktualisht që flasim, sa më poshtë dhe jo vetëm:

  • Punësimin e 162 të rinjve pjesëmarrës në projekt
  • Mbështetjen e 9 të rinjëve për hapjen e bizneseve të tyre
  • Trajnimin e 352 të rinjve për aftësitë jetësore dhe punësim
  • Realizimin e praktikave të punës dhe intership-eve për 155 të rinj
  • Sensibilizimin e 128 punonjësve të institucioneve publike dhe jo publike

 

Punësimi i një të reje në fushën e guzhinës – propozuar nga përfaqësuesja e Qendrës ACT, znj Suela Duro – ishte një tjetër moment i veçantë përgjatë event-it.

Falenderojmë këdo që besoi dhe punoi në këtë projekt. Ndarja e përvojave me njëri-tjetrin solli emocion, buzëqeshje, falenderime dhe mirënjohje nga të gjithë pjesëmarrësit, përfitues dhe partnerë.

 

“Fëmijët & të rinjtë kanë potencialin për të ndryshuar botën – ata thjesht kanë nevojë për mbështetjen e duhur.”