Projekte & Grante

Në SOS Fshatrat e Fëmijëve, advokimi ndërmerr aksione për të përmirësuar politikat dhe praktikat për mirëqenien e fëmijëve në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror ose ata që kanë humbur kujdesin prindëror.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri në Bashkëpunim me Shërbimin Ligjor Falas në Tiranë (TLAS), po zbatojnë projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Zhvillimi i OSHC-për Familjet Kujdestare në Shqipëri”.

Koha e zbatimit: Prill 2018 – Mars 2021
Qytetet e synuara: Tiranë, Durrës dhe Korçë
Përfituesit:

  • Organizatat e Shoqërisë Civile;
  • Aktorët kryesorë në çështjet e fëmijëve;
  • Profesionistë nga pushteti lokal dhe sistemet e mbrojtjes së fëmijëve;
  • Fëmijët në kujdestari;
  • Familjet kujdestare kandidate;
  • Bashkitë Tiranë, Durrës dhe Korçë;
  • 12 OSHC do të përfitojnë nga skema e nën granteve;

Programi: Erasmus+ Tani Çfarë (Partneritet Strategjik për Edukimin Profesional dhe Trajnim)
Kohëzgjatja: 24 muaj, Mars 2018 – Shkurt 2020. Zbatimi projektit: Greqi, Rumani, Shqipëri, Portugali.

Partnerët në Projekt:

  • West University of Timisoara
  • SOS Children’s Villages Albania
  • SOS Children’s Villages Romania
  • Directia Generala de Asistenta Sociala si Protectia Copilului Timis
  • Universidade Lusofona
  • Chao dos Meninos
  • Athens Lifelong Learn Institute
  • The Smile of the Child
  • Universiteti i Tiranës (Tirana University)

Projekti synon të mbështesë të rinjtë që lënë kujdesin të bëjnë më të mirën për të zhvilluar potencialet e tyre. Pritet që të rinjtë të ndërtojnë autonominë e tyre dhe të lëvizin drejt integrimit. Projekti do të sigurojë mbështetje për të rinjtë të cilët janë në kujdes ose kanë lënë kohët e fundit kujdesin . Fushat e mbështetjes: strehimi, trajnimi, mbështetja financiare, punësimi ligjor dhe përfshirja sociale.