Transparenca - SOS Fshtrat e Fëmijëve

Transparenca

Përgjegjëshmëria dhe transparenca janë pjesë themelore e organizatës sonë, duke përcaktuar “Kush jemi ne”. Pa përgjegjshmëri, në kombinim me praktikat e mira të menaxhimit, ne nuk mund të maksimizojmë ndikimin e punës sonë me fëmijët, të krijojmë besim me donatorët, madje edhe të plotësojmë kërkesat tona ligjore. Në organizatën tonë, transparenca dhe përgjegjshmëria theksojnë gjithçka që ne bëjmë. Ne i jemi përkushtuar përdorimit të brendshëm të të gjitha fondeve dhe burimeve tona, duke siguruar që ato të përdoren në përputhje me buxhetet e aprovuara për programet dhe projektet tona.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është anëtare e një Organizatës SOS Kinderdorf International, e pranishme në më shumë se 136 vende të botës dhe që përcakton kornizën e politikave për të gjitha shoqatat anëtare.

Statutet ndërkombëtare ofrojnë kornizën për këto politika, duke kërkuar nga të gjitha shoqatat anëtare që të respektojnë manualet e politikave dhe standardet e cilësisë.

Të gjitha transaksionet financiare regjistrohen në përputhje me parimet e përgjithshme të kontabilitetit dhe ligjet kombëtare. Të dhëna të tilla të kontabilitetit pasqyrojnë përdorimin efikas të fondeve në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse. Të dhënat e kontabilitetit, përfshirë pasqyrat financiare periodike, përdoren për auditimet e brendshme, auditimet e jashtme dhe kontrollet shtesë.

Informacioni dhe proceset financiare monitorohen për të parandaluar parregullsi, mashtrime, neglizhencë ose gabime të rënda. Kontrolle të rregullta të të dhënave të kontabilitetit dhe proceseve financiare gjatë vitit sigurojnë që parimet e përgjithshme të kontabilitetit të miratohen dhe respektohen, si edhe që të dhënat janë të sakta. Aktivitetet e kontrollit kryhen në të gjitha nivelet dhe në të gjitha funksionet e organizatës. Ato përbëhen nga politika dhe procedura që ndihmojnë për t’u siguruar që direktivat e menaxhimit janë realizuar. Përgjegjësitë e secilit bashkëpunëtor janë të përcaktuara qartë dhe detyrat financiare janë të ndara.

Organizata jonë jonë ka hartuar procedura me shkrim që përshkruajnë linjat e autoritetit dhe përgjegjësitë e punonjësve në lidhje me financat. Aktivitete kontrolli duhet të kryhen nga punonjësit për të siguruar që rreziqet të reduktohen në nivele të pranueshme.

Në përputhje me Statutet Ndërkombëtare të SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe në përputhje me kërkesat ligjore, organizata jonë është e detyruar të kryejë një audit vjetor financiar të jashtëm, të kryer nga një kompani e pavarur dhe e njohur auditimi, çdo vit. Auditimi siguron një pamje të jashtme profesionale dhe të pavarur të sistemit financiar, saktësinë e rezultateve financiare dhe pajtueshmërinë me rregullat organizative dhe standardet dhe ligjet e zbatueshme të kontabilitetit. Kjo është thelbësore për të ruajtur mirëbesimin dhe besimin e të gjithë aktorëve të brendshëm dhe të jashtëm.

Auditori emërohet nga Asambleja e Përgjithshme e organizatës. Opinioni i auditorit dhe letra e menaxhimit konsiderohen nga Bordi Drejtues, i cili aprovon pasqyrat vjetore financiare të audituara.

car rental tirana real estate saranda