SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Hermann Gmeiner në vitin 1949. Ajo është e pranishme në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
Si një organizatë që e siguron ekzistencën e saj përmes donacioneve lokale dhe ndërkombëtare, në periudhën e fundvitit SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri realizon “Katalogun e Kartolinave të Fundvitit”, me piktura të realizuara nga vetë fëmijët e Fshatit SOS.
Qëllimi i kësaj kërkese është kontraktimi i një kompanie që ofron shërbimin e printimit të kartolinave, sipas specifikimeve të përcaktuara në dokumentin bashkëngjitur kësaj Ftese për Ofertë. Për më shumë informacion lidhur me termat e referencës dhe specifikimet e kërkuara, ju lutemi referojuni dokumentit të bashkëngjitur duke klikuar në linkun e dhënë këtu: Ftese per oferte_Printim Kartolinat e fundvitit_ 2026
Të gjithë subjektet e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë ofertat e tyre përmes postës elektronike në adresën: info@soskd.org.al deri më datë 11.09.2026.
Faleminderit
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri