Ne krijojmë një mjedis të sigurtë për fëmijët në të gjitha programet tona
Ne i dëgjojmë fëmijët që të kuptojmë se ç’do të thotë siguri e fëmijës dhe mjedis i sigurtë për ta në jetën e tyre të përditshme me familjet, moshatarët, kujdesdhënësit dhe komunitetet e tyre. Ne i marrim seriozisht këndvështrimet e fëmijëve dhe marrim parasysh inputet e tyre kur planifikojmë dhe zbatojmë masat për mbrojtjen e fëmijëve
Ne përgatitim masa për parandalim dhe ndërgjegjësim që t’u japim fëmijëve, prindërve, kujdestarëve, edukatorëve, familjeve të origjinës dhe anëtarëve të komunitetit njohurinë dhe aftësitë e nevojshme për t’i mbrojtur fëmijët nga situatat e rrezikshme, të dhunshme dhe abuzive.
Ne kryejmë rregullisht audite të brendshme dhe të jashtme për mbrojtjen e fëmijës, në përputhje me standardet ndërkombëtare të pranuara, sië promovohen dhe kontrollohen nga Keeping Children Safe.
Ne përcaktojmë pritshmëri dhe përgjegjësi të qarta për mbrojtjen raportimi dhe sinjalizimi të cilat bëjnë të mundur që fëmijët, stafi dhe aktorë të tjerë të ngrenë shqetësimet dhe ankesat e tyre.
Reagojmë me shpejtësi dhe efikasitet përmes procedurave të përcaktuara qartë. Kjo përfshin raportimin pranë autoriteteve përgjegjëse kurdoherë që të jetë e përshtatshme. Ne ofrojmë mbështetje dhe këshillim për fëmijët e prekur sipas nevojave të tyre.
Gjithashtu, brenda komuniteteve ne bëjmë advokaci që neglizhimi dhe abuzimi të njihen si të papranueshme. Po ashtu, fuqizojmë sistemet ekzistuese të mbrojtjes së fëmijës tëmbështetura në komunitet për grupin e synuar
Zotohemi për të krijuar një mjedis të sigurtë për të gjithë fëmijët në programet tona gjatë gjithë kohës, duke zbatuar masat për mbrojtjen dhe procedurat në përputhje me politikën tonë të mbrojtjes së fëmijës, standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira. Gjithashtu ngulim këmbë që edhe partnerët tanë të bëjnë të njëjtën gjë.