Shtëpi - SOS Fshtrat e Fëmijëve

#PemaKëngëtare

Ti ke fuqinë të ndryshosh botën e tyre

URO FESTAT

Me kartolinat tona

Kapma dorën

Mos më lër të rritem vetëm

#DëshiraZemre

Ti ke fuqinë të ndryshosh botën e tyre

#DëshiraZemre

Ti ke fuqinë të ndryshosh botën e tyre

Rreth nesh

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë jo qeveritare, humanitare dhe jofitimprurëse. Nga viti 1995, ne kemi punuar për përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve dhe të rinjve pa kujdes prindëror, fuqizimin e familjeve në rrezik, pavarësinë ekonomike të të rinjve nga grupet e rrezikuara, si dhe ofrimin e ndihmës në situata emergjente përmes llojeve të ndryshme të mbështetjes. Krahas kujdesit të tipit familjar dhe mbështetjes ndaj familjes, ne advokojmë aktivisht për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve.

Jemi anëtar të Organizatës Ndërkombëtare SOS Children’s Villlages, e themeluar në vitin 1949, e cila sot ofron mbështetje për më shumë se 1,200,000 persona, në mbi 136 vende dhe territore në botë.

Shtëpi e ngrohtë

Familje e dashur

Vëllezër e motra

Fëmijëri e lumtur

Edukim cilësor

Si ndihmojmë?

Që prej vitit 1995 kemi ofruar një shtëpi të ngrohtë, dashuri dhe kujdes për më shumë se 284 fëmijë dhe të rinj pa kujdes prindëror.

Që prej vitit 2001 kemi udhëhequr drejt pavarësisë së plotë 133 të rinj në kujdes alternativ.

Që prej vitit 2003 kemi ndihmuar mbi 1275 familje për të thyer ciklin e varfërisë.

Që prej vitit 2016 kemi mundësuar që 549 të rinj të punësohen, por edhe të hapin mbi 80 biznese të vogla.

Që prej vitit 2016 kemi zhvilluar më shumë se 115 trajnime dhe kemi arritur të ndihmojmë mbi 949 të rinj për të rritur mundësitë e tyre për punësim.

Ngritja e kapaciteteve të profesionistëve në temat që kanë të bëjnë me zhvillimin e fëmijëve dhe familjes, kujdesin cilësor, menaxhimin e rasteve, programet e prindërimit, përgatitjen për largim nga kujdesi, dhuna me bazë gjinore.

Aktualisht, në vitin 2025

  • 1484 fëmijë, të rinj dhe individë mbështeten përmes shërbimeve të kujdesit alternativ dhe shërbimeve të parandalimit
  • 38 fëmijë dhe të rinj në mjediset e kujdesit familjar
  • 52 të rinj të mbështetur përmes shërbimeve të kujdesit për të rinjtë
  • 1394 fëmijë dhe individë në kushte vulnerabël nëpërmjet shërbimeve parandaluese

Ku jemi?

Kudo për të ndihmuar fëmijët pa kujdes prindëror.

Histori jetësore

Pyetjet më të shpeshta

Familja e mbështetësve SOS nëpër botë

Nënë Tereza, e ndjerë tashmë, ishte një mbështetëse e predikuar e SOS Children's Villages, duke ndihmuar fëmijët e jetimëve nëpër botë me SOS.

    Nënë Tereza
    Nënë Tereza

    Nelson Mandela, një figurë udhëheqëse në betejën për barazi në Afrikën e Jugut dhe paqe dhe drejtësi sociale në të gjithë botën, ishte një nga miqtë më të shquar dhe të rëndësishëm të SOS Children's Villages."

      Nelson Mandela
      Nelson Mandela

      Shenjti i Tij, Dalai Lama i 14-të, jeton në mërgim në Indi, por përkushtimi personal i tij ka çuar në ndërtimin e disa objekteve të SOS Fshatrat e Fëmijëve tibetanë.

        Dalai Lama
        Dalai Lama

        Të dhënat e llogarisë

        Eli*, sot nuk është më fëmijë

        Një histori ndryshe për disa, por e njëjta për disa të tjerë.
        Jam rritur në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë së bashku me shumë fëmijë të tjerë. Tani që më kujtohet, në ditët e para mendova se e vetmja gjë e përbashkët që unë dhe ata kishim ishin historitë tona të trishta. Ata ishin vëllezërit dhe motrat e mia dhe ne të gjithë ishim aq të ngjashëm sa dhe unikë në mënyrat tona.

        Për ta kuptuar më mirë, le të fillojmë nga fillimi i historisë sonë.

        Në vitin 1999 u vendosa në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë pasi familja ime u nda. Isha e frikësuar, e hutuar, por edhe pak kurioze. “Cfarë është ky vend?” mendova. “Mirë se erdhe në familje”, ishte fraza e parë që më tha nëna SOS. Mësova shpejt se quhet familje për një arsye. Personi më i rëndësishëm për ne në të ishte nëna. Përpjekjet e saj për t’u kujdesur për ne e bënin atë më të rëndësishmen në sytë tanë. Edhe pse nuk ishim vëllezër e motra nga gjaku, u bëmë më shumë se kaq. Ndonëse isha vetëm 10 vjeç, jeta ime në SOS Fshatin e Fëmijëve Tiranë u ndje si një fillim i ri. Mësova të jetoj ngrohtësisht me njerëz që nuk i njihja apo prisja t’i takoja gjatë jetës sime.

        Ndërsa maturohemi, kuptojmë se lumturia mund të gjendet edhe në mes të historive të trishta. Gjatë kohës sime në fshat, kam krijuar një vlerësim të ri për dashurinë që vjen nga të pasurit vëllezër e motra. Sara* dhe Ani* u bënë motrat e mia të familjes dhe së bashku ne ndamë të gjitha problemet dhe aspiratat tona. Luajtëm, qeshëm, madje derdhëm edhe lot bashkë. Dorë për dore, ne u rritëm përkrah njëri-tjetrës dhe krijuam kujtime të panumërta. E në fund të fundit a nuk është kjo cka përfaqëson një moter, dashuri dhe të plot kujtime fëmijërie sëbashku.

        Në fshat zbulova dashurinë për sportin dhe aspirova të bëhesha versioni më i mirë i vetes. Me punë te palodhur dhe mbështetjen e atyre që besuan tek unë, ia dola. Unë arrita të diplomohem në Universitetin e Sporteve. Sot, jam krenare jo vetëm për arritjet e mia, por edhe për lumturinë që i solla familjes dhe mbështetësve të mi.

        Jeta ime ka qenë një udhëtim i veçantë. Unë kam pasur rastin të rritem në një mjedis të ndryshëm nga shumica e moshatarëve të mi, por në një mënyrë shumë të bukur.

        Si nënë e dy fëmijëve, tani e kuptoj rëndësinë e dashurisë, strehimit dhe familjes. Sot, mund ta kuptoj se sa shumë përmbushje shpirtërore kam marrë aty ku jam rritur.

        Ndonjëherë më duket sikur jam pjesë e një historie të shkruar në një libër ku vetëm imagjinata ime mund t’i japë jetë fjalëve. Motra ime Sara* më thotë se jam shumë poetike, por mua më pëlqen. Unë dua ta shoh jetën në këtë mënyrë, të hapur për të pranuar surprizat e ardhshme që mund të më sjellë jeta.

        *Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”

        Jepu fëmijëve mundësinë e një të ardhme më të mirë!

        Ada*, 11 vjeç

        Puna për të mbajtur familjet të bashkuara është superfuqia jonë!
        “I dashur ditar, po të shkruaj sepse nuk dua t’i ndaj dëshirat e mia me prindërit e mi. E di që nuk do të mund bëjnë ato realitet dhe kjo do shkaktojë trishtim në sytë e tyre…”
        Ada kishte shkruar Ada në fletoren e saj, të cilën e quan “Ditari i Adës”.
        Nëna e Adës nuk është në gjendje të punojë për shkak të shëndetit mendor dhe herë pas here ajo nuk është në gjendje të kujdeset për vajzat. Gjyshja e Adës është në dispozicion për të ndihmuar, por ajo është e moshuar dhe me shëndet të dobët. Babai i Adës është i vetmi që punon dhe siguron ushqim për familjen, por mungesa e një profesioni ja bën më të vështirë gjetjen e një pune. Ada dhe motra e saj nuk shkonin rregullisht në shkollë. Situata e tyre familjare ndikon në performancën e tyre në shkollë dhe në marrëdhëniet e tyre me bashkëmoshatarët. Për Adën shoqja e saj më e mirë ishte vetëm motra e madhe, që e kuptonte dhe fletorja e saj.
        Rrugëtimi i Adës me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri filloi tre vjet më parë. Në një kohë kur prindërit e saj po luftonin për të mbajtur familjen të bashkuar dhe kishin vështirësi në sigurimin e kujdesit dhe stabilitetit që u nevojitet fëmijëve.
        Nëpërmjet projekteve të SOS Fshatrat e Fëmijëve në parandalim dhe mbrojtje, çdo anëtar i familjes mori mbështetjen e nevojshme për t’i ndihmuar ata të ecin përpara dhe ta bëjnë familjen e tyre të ketë sukses. Kolegët tanë u siguruan që nëna e Adës të merrte të gjitha medikamentet e nevojshme dhe e mbështetën në aksesin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore.
        Fredi*, babai i saj, mori pjesë në seminare të ndryshme prindërore për të përmirësuar aftësitë e tij prindërore. Ada dhe motra e saj u mbështetën me këshillim psikologjik dhe edukim, duke përfshirë pajisje shkollore, materiale mësimore dhe ndihmë me lesksione pas shkollës. Ada dhe anëtarët e familjes së saj punuan së bashku me punonjës socialë dhe ekspertë për të forcuar familjen.

        Gjatë një seance trajnimi pas një viti mbështetjeje, Fredi tha:

        “Unë nuk pi alkool, nuk pi duhan, punoj shumë, e dua familjen time dhe kujdesem për fëmijët, gruan dhe nënën time. Të gjithë përballemi me sfida në periudha të ndryshme të jetës, por disa sfida qëllojnë të jenë më të vështira se ca të tjera. Situata ime më ka mësuar se duhet të jemi më pak gjykues dhe më shumë mbështetës ndaj atyre që po kalojnë periudha të vështira. Përmes përvojave të mia, kam kuptuar se edhe veprimet e thjeshta të mirësisë mund të kenë një ndikim të rëndësishëm tek ata që po përballen me sfida të ndryshme në jetën e tyre.”

        Ne në SOS Fshatrat e Fëmijëve punojmë së bashku me partnerë, donatorë, komunitete, bashki lokale t’u mundësojmë fëmijëve të rriten me ato mardhwnie që u nevojiten për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë vetja e tyre më e fortë. Ne u mundësojmë familjeve të gjejnë mënyra më të mira për të qenë pranë njëri-tjetrit.

        *Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”

        Bëhu partneri ynë në mbështetjen e më shumë fëmijëve; që të qëndrojnë dhe të rriten me familjet e tyre