Mbrojtja & Siguria e Fëmijëve - SOS Fshtrat e Fëmijëve

Mbrojtja & Siguria e Fëmijëve

Si një organizatë që punon me fëmijë dhe të rinj që kanë humbur kujdesin prindëror, ose që janë në rrezik për ta humbur atë, jemi hasur me raste të abuzimit dhe braktisjes së fëmijëve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri angazhohet të arrijmë në çdo gjë që bëjmë, që fëmijët dhe të rinjtë të jenë të sigurtë, të drejtat e tyre të mbrohen, dhe të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Pra, qëllimi i punës sonë është të sigurojmë një mjedis të sigurtë dhe zhvillues për fëmijët dhe të rinjtë pa kujdes prindëror ose në rrezik për ta humbur atë – ku ata mund të zhvillojnë marrëdhënie besimi dhe të mbështeten për t’u bërë të fortë dhe rezilientë.

Politika e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe të Rinjve përcakton standardet minimale të kërkuara për të gjitha individët dhe entitetet që punojnë për ose në emër të SOS Fshatrat e Fëmijëve, për të siguruar që veprimet tona udhëhiqen kryesisht nga siguria dhe mirëqenia e fëmijëve dhe të rinjve që vihen në kontakt me ne.
Politika e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe të Rinjve është obligative dhe duhet të respektohet gjithmonë.

Taxi Reykjavik real estate saranda