Filantropia - SOS Fshtrat e Fëmijëve

Jeni duke konsideruar të bëni një dhurim që mund të ndryshojë jetë?

Nëse ju dëshironi të mbështesni punën e SOS Fshtatrat e Fëmijëve Shqipëri, ose një kauzë tjetër afër zemrës, stafi ynë i përkushtuar do të sigurojë që programet tona të përkojnë me interesat tuaj.
Në SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri, ne bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që çdo fëmijë dhe i ri të rritet me kujdesin, marrëdhëniet dhe mbështetjen që u nevojitet për t’u bërë vetja e tyre më e mirë dhe për të lulëzuar në të ardhmen.
Programet tona operojnë në fushat e fuqimizit të familjes që të parandalojmë ndarjen e familjes, sigurojmë kujdes cilësor për fëmijët dhe të rinjtë të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, duke i fuqizuar për të ardhmen, por duke mos rreshtur së advokuari për ndryshimet e legjislacionit dhe praktikave që përmirësojnë situatën e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri.

Përgjatë tre dekadave, ne kemi ndërtuar marrëdhënie afatgjata me donatorë të ndryshëm – nga partnerët institucionalë dhe kompanitë dhe fondacionet e mëdha ndërkombëtare deri te fondacionet më të vogla kombëtare, të cilët ofrojnë fonde të paçmueshme për të mbështetur fëmijët dhe për t'i ndihmuar ata të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur.

Ne jemi në kërkim të një filantropisti si ti për të siguruar Zhvillime të Qëndrueshme

Së bashku do të dakortësojmë një plan raportimi dhe do t’ju afrojmë me komunitetet që ju mbështetni, në mënyrë që të shihni se si donacioni juaj po përmbush objektivat e përbashkëta dhe ndikimin e qëndrueshëm të sjellë nga dhurata juaj e pabesueshme.
Nëse po mendoni të punoni me ne për të transformuar jetët, ju lutemi kontaktoni: