Faza përfundimtare e kujdesit është periudha e Programeve të Kujdesit pas përkujdesjes për Jetën e Pavarur (Programi Gjysëm i Pavarësisë). Të bëhesh i pavarur do të thotë, ndër të tjera, të kesh një punë me të ardhura të mjaftueshme, të gjesh një shtëpi tënde dhe të jesh në gjendje ta mirëmbash dhe ta administrosh atë. Të rinjtë mbështeten me programe të përshtatshme përkujdesjeje pas çdo rasti, situatë dhe nevoje specifike që mund të paraqesin të rinjtë. Të rinjtë hyjnë kur mbushin moshën 19 – 20 vjeç dhe normalisht kjo fazë zgjat 3 vjet pas së cilës një i ri vazhdon jetën e tij plotësisht të pavarur.
Të gjithë të rinjtë janë të regjistruar në shkolla/universitete, ose punojnë veçanërisht të rinjtë në Programet e kujdesit pas për jetën e pavarur ( Programi i Largimit nga Gjysmë Pavarësia). Ata ndërkohë që studiojnë janë edhe duke punuar Rreth 90 % e të rinjve në SILP janë duke punuar edhe në këto kohë të vështira punësimi; 70 % e të rinjve në SIL po vazhdojnë nivelin më të lartë të arsimit në universitet (disa nga të rinjtë kanë përfituar bursa).