Organizata SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri mbështetet në angazhimin, besnikerinë dhe përkushtimin afatgjatë të punonjësve të saj. Ajo e shikon çdo punonjës si një individ unik dhe si partner në zbatimin e misionit të saj.
Një nga vlerat themelore të organizatës sonë është se ajo vlerëson, kujdeset dhe respekton çdo individ. SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, bën çdo përpjekje për të tërhequr, zhvilluar dhe patur një staf sa më profesional, të përkushtuar dhe të motivuar, sepse ata janë edhe çelesi i suksesit të saj.
Jeni i/ e interesuar të punësoheni pranë SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri?