Politika e Privatësisë - SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri

Politika e Privatësisë dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale

1. Qëllimi i këtij njoftimi

Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon mënyrën se si SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri mbledh, përdor, ruan dhe mbron të dhënat personale të individëve që vizitojnë faqen tonë zyrtare të internetit, komunikojnë me ne ose bashkëpunojnë në aktivitete, programe, rekrutim apo donacione.

Ky njoftim zbatohet për:

  • Vizitorët e faqes së internetit;
  • Kandidatët për punë dhe praktikë;
  • Stafin dhe bashkëpunëtorët;
  • Donatorët, partnerët dhe palët e interesuara;
  • Përfituesit e programeve tona, për aq sa lejohet nga ligji dhe politikat e mbrojtjes së fëmijëve.

2. Baza ligjore

Ne përpunojmë të dhëna personale në përputhje me:

  • Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
  • Legjislacionin shqiptar në fuqi;
  • Standardet e SOS Children’s Villages International;
  • Politikat e mbrojtjes së fëmijëve (Child Safeguarding);
  • Kodin e Sjelljes.

3. Ne si kontrollues të të dhënave

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri vepron si Kontrollues i të Dhënave Personale për informacionin e mbledhur përmes kësaj faqeje dhe proceseve të lidhura me të. Ne sigurohemi që të dhënat përpunohen në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe transparente.

4. Mbledhja dhe përdorimi i të dhënave personale

Të dhënat personale mund të përdoren për:

  • Komunikim me vizitorët, aplikantët dhe palët e interesuara;
  • Administrimin e aplikimeve për punë dhe proceseve të rekrutimit;
  • Menaxhimin e donacioneve dhe bashkëpunimeve;
  • Përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe raportimeve statistikore;
  • Organizimin dhe zbatimen e programeve sociale dhe aktiviteteve;
  • Qëllime analitike dhe përmirësim shërbimesh (pa identifikim të individëve).

Ne sigurojmë që të dhënat nuk përdoren për qëllime të tjera të papajtueshme me qëllimin e mbledhjes dhe nuk përdoren për vendimmarrje automatike që prodhon efekte ligjore për individët.

5. Kategoritë e të dhënave personale

Ne mund të përpunojmë:

  • Të dhëna identifikuese dhe kontakti;
  • Të dhëna profesionale (CV, eksperiencë, referenca);
  • Të dhëna teknike nga faqja e internetit (IP, cookies, aktivitet);
  • Të dhëna financiare për donacione;
  • Të dhëna sensitive vetëm kur kërkohet nga ligji dhe me masa të shtuara sigurie.

6. Ruajtja dhe siguria e të dhënave

Të dhënat ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat janë mbledhur ose sipas detyrimeve ligjore në fuqi, pas së cilës fshihen ose anonimizohen në mënyrë të sigurt.

7. Ndarja e të dhënave

Të dhënat mund të ndahen vetëm kur është e nevojshme me:

  • Autoritetet publike kur kërkohet nga ligji;
  • Strukturat e SOS Children’s Villages International;
  • Këshilltarë ligjorë, auditorë ose financiarë të autorizuar.

Të gjitha palët e treta janë të detyruara të ruajnë konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave.

8. Të drejtat tuaja

Çdo individ ka të drejtë të:

  • Kërkojë akses në të dhënat personale;
  • Kërkojë korrigjim ose përditësim;
  • Kërkojë fshirje kur është e zbatueshme;
  • Kundërshtojë përpunimin në raste të caktuara;
  • Tërheqë pëlqimin (kur përpunimi bazohet në pëlqim);
  • Kërkojë kufizim të përpunimit;
  • Paraqesë ankesë pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

9. Privatësia e fëmijëve

Mbrojtja e fëmijëve është prioritet kryesor.

Të dhënat e fëmijëve përpunohen vetëm kur është e nevojshme për shërbimet tona gjithmonë me masa të shtuara mbrojtjeje dhe në përputhje me politikat e safeguarding.

Publikimi i materialeve që lidhen me fëmijët bëhet vetëm me autorizim dhe në përputhje me standardet e mbrojtjes së privatësisë.

10. Ndryshime në këtë politikë

Ne mund ta përditësojmë këtë politikë herë pas here. Versioni më i fundit publikohet gjithmonë në faqen zyrtare.

11. Kontakt

Për pyetje ose kërkesa lidhur me të dhënat personale:

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri

Tiranë, Shqipëri

Eli*, sot nuk është më fëmijë

Një histori ndryshe për disa, por e njëjta për disa të tjerë.
Jam rritur në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë së bashku me shumë fëmijë të tjerë. Tani që më kujtohet, në ditët e para mendova se e vetmja gjë e përbashkët që unë dhe ata kishim ishin historitë tona të trishta. Ata ishin vëllezërit dhe motrat e mia dhe ne të gjithë ishim aq të ngjashëm sa dhe unikë në mënyrat tona.

Për ta kuptuar më mirë, le të fillojmë nga fillimi i historisë sonë.

Në vitin 1999 u vendosa në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë pasi familja ime u nda. Isha e frikësuar, e hutuar, por edhe pak kurioze. “Cfarë është ky vend?” mendova. “Mirë se erdhe në familje”, ishte fraza e parë që më tha nëna SOS. Mësova shpejt se quhet familje për një arsye. Personi më i rëndësishëm për ne në të ishte nëna. Përpjekjet e saj për t’u kujdesur për ne e bënin atë më të rëndësishmen në sytë tanë. Edhe pse nuk ishim vëllezër e motra nga gjaku, u bëmë më shumë se kaq. Ndonëse isha vetëm 10 vjeç, jeta ime në SOS Fshatin e Fëmijëve Tiranë u ndje si një fillim i ri. Mësova të jetoj ngrohtësisht me njerëz që nuk i njihja apo prisja t’i takoja gjatë jetës sime.

Ndërsa maturohemi, kuptojmë se lumturia mund të gjendet edhe në mes të historive të trishta. Gjatë kohës sime në fshat, kam krijuar një vlerësim të ri për dashurinë që vjen nga të pasurit vëllezër e motra. Sara* dhe Ani* u bënë motrat e mia të familjes dhe së bashku ne ndamë të gjitha problemet dhe aspiratat tona. Luajtëm, qeshëm, madje derdhëm edhe lot bashkë. Dorë për dore, ne u rritëm përkrah njëri-tjetrës dhe krijuam kujtime të panumërta. E në fund të fundit a nuk është kjo cka përfaqëson një moter, dashuri dhe të plot kujtime fëmijërie sëbashku.

Në fshat zbulova dashurinë për sportin dhe aspirova të bëhesha versioni më i mirë i vetes. Me punë te palodhur dhe mbështetjen e atyre që besuan tek unë, ia dola. Unë arrita të diplomohem në Universitetin e Sporteve. Sot, jam krenare jo vetëm për arritjet e mia, por edhe për lumturinë që i solla familjes dhe mbështetësve të mi.

Jeta ime ka qenë një udhëtim i veçantë. Unë kam pasur rastin të rritem në një mjedis të ndryshëm nga shumica e moshatarëve të mi, por në një mënyrë shumë të bukur.

Si nënë e dy fëmijëve, tani e kuptoj rëndësinë e dashurisë, strehimit dhe familjes. Sot, mund ta kuptoj se sa shumë përmbushje shpirtërore kam marrë aty ku jam rritur.

Ndonjëherë më duket sikur jam pjesë e një historie të shkruar në një libër ku vetëm imagjinata ime mund t’i japë jetë fjalëve. Motra ime Sara* më thotë se jam shumë poetike, por mua më pëlqen. Unë dua ta shoh jetën në këtë mënyrë, të hapur për të pranuar surprizat e ardhshme që mund të më sjellë jeta.

*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”

Jepu fëmijëve mundësinë e një të ardhme më të mirë!

Ada*, 11 vjeç

Puna për të mbajtur familjet të bashkuara është superfuqia jonë!
“I dashur ditar, po të shkruaj sepse nuk dua t’i ndaj dëshirat e mia me prindërit e mi. E di që nuk do të mund bëjnë ato realitet dhe kjo do shkaktojë trishtim në sytë e tyre…”
Ada kishte shkruar Ada në fletoren e saj, të cilën e quan “Ditari i Adës”.
Nëna e Adës nuk është në gjendje të punojë për shkak të shëndetit mendor dhe herë pas here ajo nuk është në gjendje të kujdeset për vajzat. Gjyshja e Adës është në dispozicion për të ndihmuar, por ajo është e moshuar dhe me shëndet të dobët. Babai i Adës është i vetmi që punon dhe siguron ushqim për familjen, por mungesa e një profesioni ja bën më të vështirë gjetjen e një pune. Ada dhe motra e saj nuk shkonin rregullisht në shkollë. Situata e tyre familjare ndikon në performancën e tyre në shkollë dhe në marrëdhëniet e tyre me bashkëmoshatarët. Për Adën shoqja e saj më e mirë ishte vetëm motra e madhe, që e kuptonte dhe fletorja e saj.
Rrugëtimi i Adës me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri filloi tre vjet më parë. Në një kohë kur prindërit e saj po luftonin për të mbajtur familjen të bashkuar dhe kishin vështirësi në sigurimin e kujdesit dhe stabilitetit që u nevojitet fëmijëve.
Nëpërmjet projekteve të SOS Fshatrat e Fëmijëve në parandalim dhe mbrojtje, çdo anëtar i familjes mori mbështetjen e nevojshme për t’i ndihmuar ata të ecin përpara dhe ta bëjnë familjen e tyre të ketë sukses. Kolegët tanë u siguruan që nëna e Adës të merrte të gjitha medikamentet e nevojshme dhe e mbështetën në aksesin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore.
Fredi*, babai i saj, mori pjesë në seminare të ndryshme prindërore për të përmirësuar aftësitë e tij prindërore. Ada dhe motra e saj u mbështetën me këshillim psikologjik dhe edukim, duke përfshirë pajisje shkollore, materiale mësimore dhe ndihmë me lesksione pas shkollës. Ada dhe anëtarët e familjes së saj punuan së bashku me punonjës socialë dhe ekspertë për të forcuar familjen.

Gjatë një seance trajnimi pas një viti mbështetjeje, Fredi tha:

“Unë nuk pi alkool, nuk pi duhan, punoj shumë, e dua familjen time dhe kujdesem për fëmijët, gruan dhe nënën time. Të gjithë përballemi me sfida në periudha të ndryshme të jetës, por disa sfida qëllojnë të jenë më të vështira se ca të tjera. Situata ime më ka mësuar se duhet të jemi më pak gjykues dhe më shumë mbështetës ndaj atyre që po kalojnë periudha të vështira. Përmes përvojave të mia, kam kuptuar se edhe veprimet e thjeshta të mirësisë mund të kenë një ndikim të rëndësishëm tek ata që po përballen me sfida të ndryshme në jetën e tyre.”

Ne në SOS Fshatrat e Fëmijëve punojmë së bashku me partnerë, donatorë, komunitete, bashki lokale t’u mundësojmë fëmijëve të rriten me ato mardhwnie që u nevojiten për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë vetja e tyre më e fortë. Ne u mundësojmë familjeve të gjejnë mënyra më të mira për të qenë pranë njëri-tjetrit.

*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”

Bëhu partneri ynë në mbështetjen e më shumë fëmijëve; që të qëndrojnë dhe të rriten me familjet e tyre

where is albania located