Kujtimet e fëmijërisë nuk mund të zëvendësohen kurrë - SOS Fshtrat e Fëmijëve

Histori Jetësore

Kapma dorën, Mos më lër të rritem vetëm

Njihu me kënaqësinë e të ndihmuarit dhe bëhu dhurues – bëhu MIK SOS, mik i fëmijëve pa kujdes prindëror!

Kujtimet e fëmijërisë nuk mund të zëvendësohen kurrë

Cilat janë disa nga kujtimet e bukura të fëmijërisë tuaj?

Unë mbaj mend aromën e buzëkuqit dhe make-up-it të mamasë sime, këpucët e saj pastel që ishin shumë të mëdha për këmbët e mia dhe lojrat në dhomën e ndenjjes. Kujtoj gjithashtu se kam pritur me padurim pushimet verore. Vera do të thoshte të luaja dhe të argëtohesha me shoket gjatë gjithë ditës. Gjithashtu, kujtoj ndjesinë e ngrohtësisë dhe sigurisë teksa sheh nga dritarja shiun që bie jashtë. Aroma e biskotave të pjekura brenda shtëpisë. Kujtime të gjalla janë edhe rromuja kudo në kuzhinë, ndërkohë që unë dhe motra ndihmonin nënën tonë të gatuante.

Jam i sigurt se shumë prej jush kanë kujtime të ngjashme të çmuara nga fëmijëria dhe shumica prej tyre janë të lidhura me familjet tuaja. Tani, vetëm mendoni për një moment sikur mos ti kishit këto kujtime. Imagjinoni që nuk keni pasur mundësinë të përjetoni të gjitha këto. Çfarë ndjesie e çuditshme është!

Kjo është arsyeja që SOS Fshatrat e Fëmijëve angazhohen t’u ofrojnë më shumë se një shtëpi atyre fëmijëve që në një moment të caktuar të jetës së tyre fati vendosi t’ua vërë në dyshim këto kujtime. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se lidhja e vërtetë me një fëmijë ka fuqinë për të ndryshuar botën. Dhjetë vjeçari Redi* është një nga fëmijët që kanë gjetur një shtëpi të dashur në SOS Fshatin e Fëmijëve Tiranë. Sa herë që pyetet rreth familjes së tij në Fshatin SOS,  ai kujton shumë momente të bukura.

“Ditëlindjet e mia janë disa nga momentet e mia të preferuara. Mblidhemi me familjen dhe shokët dhe bëjmë një darkë të vencatë. Të gjithë sebashku flasim, qeshim, bëjmë fotografi. Unë fik qirinjt dhe ata më jepin dhurata të ndryshme. Nëna (referuar SOS nënës)  gjithmonë vendos muzikë dhe të gjithë miqtë e mi luajnë e kërcejnë në dhomën e ndenjes ose në oborr,” tregon Redi*

Redi* u mirëprit në SOS Fshatin e Fëmijëve Tiranë në moshën katër vjeçare. Që atëherë, ai ka krijuar një lidhje të fortë me SOS nënën dhe vëllezërit e motrat e tij të familjes. Redi ndjek shkollën dhe ka një grup të madh shokësh. Sa herë që ai ndesh vështirësi në ndonjë lëndë, ai merr mbështetje shtesë pas shkolle për ta ndihmuar atë të kapërcejë vështirësitë e tij. Futbolli është sporti i tij i preferuar dhe ai ndihet krenar që është pjesë e ekipit të futbollit për djemtë e moshës së tij. Redi e do më shumë stinën e verës, pasi kalon më shumë kohë me miqtë dhe familjen e tij, duke zbuluar vende të reja për të eksploruar.

Kur një fëmijë dëgjohet dhe rritet në një mjedis të sigurt dhe mbështetës, ai mund të zhvillojë marrëdhënie më të shëndetshme si i rritur dhe të fuqizohet për të kontribuar pozitivisht në komunitetin e tij dhe familjen e tij në të ardhmen. Mos e harroni këtë!

@artikull i shkruar nga një prej punonjësve socialë të SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë.

Jepni edhe kontributin tuaj.

Shpërndaje në mediat sociale

car rental tirana real estate saranda