Lokacioni: Shkoder
Punonjësi Social në projektin Fuqizimi i Familjes, Shkoder, është përgjegjës për administrimin individual të rasteve duke ofruar mbështetje, këshillim, kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet vulnerabël në projekt dhe kontribuon në zhvillimin e komunitetit.
Pergjegjesite Kryesore:
- Punonjesi Social identifikon rastet e familjeve që përmbushin kriteret e përfshirjes në projekt;
- Realizon vlerësimin e plotë të situatës së fëmijëve në ambjentin e tyre socio-familjar përmes takimeve direkte me palët e përfshira dhe metodave të punës sociale
- Siguron dokumentacionin e duhur për çdo familje të përfshirë në projekt dhe siguron plotësimin e dosjes individuale të familjeve në mënyrë të rregullt dhe periodike.
- Planifikon shërbimet dhe ndërhyrjet përmes hartimit të një plani te caktuar
- Siguron shërbime apo ndërhyrje për fëmijët dhe kujdestarët e tyre
- Përdor sistemin e Bazës së të Dhënave për të regjistruar, menaxhuar dhe monitoruar në mënyrë të strukturuar informacionin për familjet dhe rastet që ndjek.
- Koordinon shërbimet që i ofrohen familjeve pjesëmarrëse si brenda qendrës, ashtu edhe jashtë saj.
- Ofron këshillim në përputhje me nevojat e familjes (këshillim orientues, këshillim suportues për të lehtësuar ngarkesat emocionale të familjes, ndërhyrje në situate krize duke u bazuar në këshillim intensiv).
- Zhvillon aktivitete rikrijuese dhe socializuese për fëmijët dhe prindërit.
- Siguron kualifikime profesionale dhe mundësi për punësim për përfituesit.
- Siguron monitorim periodik dhe rivlerësim të rasteve
- Realizon Rivlerësimin e Nevojave dhe PIZHF për cdo familje në mënyrë individuale sipas procedures se administrimit te rasteve.
Për më shumë informacion, klikoni këtu Punonjes Social ne Shkoder.