Në fjalën e saj përshëndetëse me rastin e 30-vjetorit të SOS Fshatrave të Fëmijëve Shqipëri, Drejtoresha Nacionale, Mimoza Manaj, thekson se vlera e këtij rrugëtimi nuk matet vetëm me vitet që kanë kaluar, por mbi të gjitha me jetët e prekura, mundësitë e krijuara dhe ndryshimin e sjellë në jetën e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve në Shqipëri. Ajo shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë mision dhe rithekson angazhimin për të ardhmen.
Gjatë këtyre 30 viteve, SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri kanë qenë pranë fëmijëve, të rinjve dhe familjeve në nevojë, duke krijuar mundësi për një të ardhme më të sigurt, më të pavarur dhe plot dinjitet.
Përmes përkushtimit dhe solidaritetit, organizata ka kontribuar në transformimin e sistemit të kujdesit për fëmijët dhe fuqizimin e familjeve, duke promovuar një shoqëri ku çdo fëmijë ka mundësinë të rritet i sigurt, i dashur dhe me dinjitet.
30 vite duke krijuar mundësi, ndërtuar shpresë dhe ndryshuar jetë. Misioni ynë vazhdon! ❤️