Misioni & Vizioni - SOS Fshtrat e Fëmijëve

Misioni & Vizioni

SOS Children's Villages është organizata më e madhe në botë e fokusuar tek fëmijët dhe të rinjtë pa kujdes prindëror ose në rrezik për ta humbur atë, duke u siguruar që ata të rriten me dashuri, përkujdesje dhe siguri.

Ne mbështesim familjet në rrezik, parandalojmë ndarjen e fëmijëve nga prindërit biologjikë dhe kujdesemi për fëmijët që tashmë kanë humbur kujdesin prindëror. Kur qëndrimi me familjen e tyre biologjike, nuk është në interesin më të mirë të një fëmije apo të një të riu, ne u sigurojmë kujdes dhe mbështetje cilësore, të përshtatur për nevojat e tyre unike, përvojat dhe kulturën. Ne punojmë me komunitete dhe partnerë për të garantuar që respektohen interesat dhe të drejtat e të gjithë fëmijëve.

Historia jonë

Themeluesi i modelit të SOS Fshatrat e Fëmijëve është austriani Hermann Gmeiner. Bashkë me Mariën Hofer, Josefin Jestl, Ludwig Kögel, Herbert Pfanner dhe Hedwig Weingartner, ai vendosi të bënte një ndryshim në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, nxitur nga një fenomen i përhapur e problematik: mijëra fëmijë kishin humbur familjet e tyre. Nën udhëzimin e tyre, organizata dhe shumë vullnetarë të saj, ishin pionierë të një modeli inovativ të kujdesit alternativ që përqendrohej në ofrimin e marrëdhënieve të besueshme te fëmijët, të ngjashme me një familje, që krijuan siguri dhe një vend të vërtetë të përkatësisë.

Në vitin 1949, u themelua SOS Fshati i Parë i Fëmijëve në Imst, Austria. Në vitet 1960, modeli i SOS përhapet përtej kufijve të Evropës dhe organizata rritet shpejt, duke u bërë Federata Botërore e SOS Children’s Villages International në vitin 1964.

Sot, Federata përfshin mbi 136 shoqata kombëtare të SOS Fshatrat e Fëmijëve. Si anëtarë të federatës, çdo shoqatë SOS Fshatrat e Fëmijëve, përfshirë edhe SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri.

Vizioni ynë

Brenda një familje, çdo fëmijë është i mbrojtur dhe gëzon një ndjenjë të përkatësisë. Fëmijët mësojnë vlerat, ndajnë përgjegjësitë dhe formojnë lidhje të përjetshme. Përmes dashurisë e përkujdesjes, plagët emocionale shërohen dhe ndërtohet besimi.

Çfarë vërtet ka rëndësi është që fëmijët dhe të rinjtë të ndihen të pranuar, të rrethuar nga individë që kujdesen për ta, tek të cilët mund të mbështeten dhe besojnë kur kanë më shumë nevojë për dikë. Një marrëdhënie e besueshme është në themel të një mjedisi familjar që krijojmë për çdo fëmijë.

Misioni ynë

Ne ndërtojmë familje për fëmijët në nevojë, i ndihmojmë të formojnë të ardhmen e tyre, dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Jemi këtu për fëmijët dhe të rinjtë, pa marrë parasysh origjinën e tyre, përvojën, kulturën, trashëgiminë, besimin fetar, orientimin seksual, qëndrimin politik, gjininë, aftësinë ose prejardhjen.
Ata janë prioriteti ynë, dhe bëjmë çdo gjë të mundshme për të siguruar që ata rriten me besim dhe ndjenjën e përkatësisë.
Çdo fëmijë i përket një familjeje dhe rritet në një mjedis dashurie, respekti dhe sigurie.

Vlerat tona

Këto vlerau dhëheqin veprimet dhe vendimet tona, ndërsa punojmë drejt përmbushjes së misionit.

Përqasja jonë

Përqasja jonë është e fokusuar në konceptin se çdo fëmijë dhe i ri është unik. Fëmijët kanë nevoja dhe përvoja të ndryshme, si dhe një potencial individual për të ndikuar në botë. Prandaj, programet dhe shërbimet tona janë të projektuara për t’u përshtatur me individë, kultura dhe kontekste të ndryshme.

Ne besojmë se vizioni ynë për thyerjen e ciklit të neglizhimit, keqtrajtimit dhe braktisjes së fëmijëve mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit.

Për këtë qëllim, ne bashkëpunojmë rregullisht me korporata, qeveri, institucione dhe individë në çdo cep të globit me një përkushtim të madh reciprok, për të sjellë një ndryshim në jetën e fëmijëve dhe të rinjve në grupin tonë të synuar.

Na u bashko në këtë rrugëtim duke dhënë suportin tënd për fëmijët!

Të dhënat e llogarisë

Eli*, sot nuk është më fëmijë

Një histori ndryshe për disa, por e njëjta për disa të tjerë.
Jam rritur në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë së bashku me shumë fëmijë të tjerë. Tani që më kujtohet, në ditët e para mendova se e vetmja gjë e përbashkët që unë dhe ata kishim ishin historitë tona të trishta. Ata ishin vëllezërit dhe motrat e mia dhe ne të gjithë ishim aq të ngjashëm sa dhe unikë në mënyrat tona.

Për ta kuptuar më mirë, le të fillojmë nga fillimi i historisë sonë.

Në vitin 1999 u vendosa në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë pasi familja ime u nda. Isha e frikësuar, e hutuar, por edhe pak kurioze. “Cfarë është ky vend?” mendova. “Mirë se erdhe në familje”, ishte fraza e parë që më tha nëna SOS. Mësova shpejt se quhet familje për një arsye. Personi më i rëndësishëm për ne në të ishte nëna. Përpjekjet e saj për t’u kujdesur për ne e bënin atë më të rëndësishmen në sytë tanë. Edhe pse nuk ishim vëllezër e motra nga gjaku, u bëmë më shumë se kaq. Ndonëse isha vetëm 10 vjeç, jeta ime në SOS Fshatin e Fëmijëve Tiranë u ndje si një fillim i ri. Mësova të jetoj ngrohtësisht me njerëz që nuk i njihja apo prisja t’i takoja gjatë jetës sime.

Ndërsa maturohemi, kuptojmë se lumturia mund të gjendet edhe në mes të historive të trishta. Gjatë kohës sime në fshat, kam krijuar një vlerësim të ri për dashurinë që vjen nga të pasurit vëllezër e motra. Sara* dhe Ani* u bënë motrat e mia të familjes dhe së bashku ne ndamë të gjitha problemet dhe aspiratat tona. Luajtëm, qeshëm, madje derdhëm edhe lot bashkë. Dorë për dore, ne u rritëm përkrah njëri-tjetrës dhe krijuam kujtime të panumërta. E në fund të fundit a nuk është kjo cka përfaqëson një moter, dashuri dhe të plot kujtime fëmijërie sëbashku.

Në fshat zbulova dashurinë për sportin dhe aspirova të bëhesha versioni më i mirë i vetes. Me punë te palodhur dhe mbështetjen e atyre që besuan tek unë, ia dola. Unë arrita të diplomohem në Universitetin e Sporteve. Sot, jam krenare jo vetëm për arritjet e mia, por edhe për lumturinë që i solla familjes dhe mbështetësve të mi.

Jeta ime ka qenë një udhëtim i veçantë. Unë kam pasur rastin të rritem në një mjedis të ndryshëm nga shumica e moshatarëve të mi, por në një mënyrë shumë të bukur.

Si nënë e dy fëmijëve, tani e kuptoj rëndësinë e dashurisë, strehimit dhe familjes. Sot, mund ta kuptoj se sa shumë përmbushje shpirtërore kam marrë aty ku jam rritur.

Ndonjëherë më duket sikur jam pjesë e një historie të shkruar në një libër ku vetëm imagjinata ime mund t’i japë jetë fjalëve. Motra ime Sara* më thotë se jam shumë poetike, por mua më pëlqen. Unë dua ta shoh jetën në këtë mënyrë, të hapur për të pranuar surprizat e ardhshme që mund të më sjellë jeta.

*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”

Jepu fëmijëve mundësinë e një të ardhme më të mirë!

Ada*, 11 vjeç

Puna për të mbajtur familjet të bashkuara është superfuqia jonë!
“I dashur ditar, po të shkruaj sepse nuk dua t’i ndaj dëshirat e mia me prindërit e mi. E di që nuk do të mund bëjnë ato realitet dhe kjo do shkaktojë trishtim në sytë e tyre…”
Ada kishte shkruar Ada në fletoren e saj, të cilën e quan “Ditari i Adës”.
Nëna e Adës nuk është në gjendje të punojë për shkak të shëndetit mendor dhe herë pas here ajo nuk është në gjendje të kujdeset për vajzat. Gjyshja e Adës është në dispozicion për të ndihmuar, por ajo është e moshuar dhe me shëndet të dobët. Babai i Adës është i vetmi që punon dhe siguron ushqim për familjen, por mungesa e një profesioni ja bën më të vështirë gjetjen e një pune. Ada dhe motra e saj nuk shkonin rregullisht në shkollë. Situata e tyre familjare ndikon në performancën e tyre në shkollë dhe në marrëdhëniet e tyre me bashkëmoshatarët. Për Adën shoqja e saj më e mirë ishte vetëm motra e madhe, që e kuptonte dhe fletorja e saj.
Rrugëtimi i Adës me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri filloi tre vjet më parë. Në një kohë kur prindërit e saj po luftonin për të mbajtur familjen të bashkuar dhe kishin vështirësi në sigurimin e kujdesit dhe stabilitetit që u nevojitet fëmijëve.
Nëpërmjet projekteve të SOS Fshatrat e Fëmijëve në parandalim dhe mbrojtje, çdo anëtar i familjes mori mbështetjen e nevojshme për t’i ndihmuar ata të ecin përpara dhe ta bëjnë familjen e tyre të ketë sukses. Kolegët tanë u siguruan që nëna e Adës të merrte të gjitha medikamentet e nevojshme dhe e mbështetën në aksesin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore.
Fredi*, babai i saj, mori pjesë në seminare të ndryshme prindërore për të përmirësuar aftësitë e tij prindërore. Ada dhe motra e saj u mbështetën me këshillim psikologjik dhe edukim, duke përfshirë pajisje shkollore, materiale mësimore dhe ndihmë me lesksione pas shkollës. Ada dhe anëtarët e familjes së saj punuan së bashku me punonjës socialë dhe ekspertë për të forcuar familjen.

Gjatë një seance trajnimi pas një viti mbështetjeje, Fredi tha:

“Unë nuk pi alkool, nuk pi duhan, punoj shumë, e dua familjen time dhe kujdesem për fëmijët, gruan dhe nënën time. Të gjithë përballemi me sfida në periudha të ndryshme të jetës, por disa sfida qëllojnë të jenë më të vështira se ca të tjera. Situata ime më ka mësuar se duhet të jemi më pak gjykues dhe më shumë mbështetës ndaj atyre që po kalojnë periudha të vështira. Përmes përvojave të mia, kam kuptuar se edhe veprimet e thjeshta të mirësisë mund të kenë një ndikim të rëndësishëm tek ata që po përballen me sfida të ndryshme në jetën e tyre.”

Ne në SOS Fshatrat e Fëmijëve punojmë së bashku me partnerë, donatorë, komunitete, bashki lokale t’u mundësojmë fëmijëve të rriten me ato mardhwnie që u nevojiten për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë vetja e tyre më e fortë. Ne u mundësojmë familjeve të gjejnë mënyra më të mira për të qenë pranë njëri-tjetrit.

*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”

Bëhu partneri ynë në mbështetjen e më shumë fëmijëve; që të qëndrojnë dhe të rriten me familjet e tyre