Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm - SOS Fshtrat e Fëmijëve

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Në Shtator 2015, liderat e 193 vendeve u angazhuan në një plan veprimi 15-vjeçar që synon përmirësimin e jetës së njerëzve, mbrojtjen e planetit dhe ndërtimin e prosperitetit. Axhenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm përfshin 17 objektiva për t’i dhënë fund varfërisë, për të luftuar pabarazinë dhe padrejtësinë, për të garantuar akses në arsim cilësor dhe punë të denjë si dhe për të trajtuar ndryshimet klimatike.

Në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, pesë objektiva kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe do të formësojnë punën tonë për vitet në vazhdim:

“Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm” janë zbatuar që nga janari 2016. Së bashku, ne mund të ndihmojmë të bëjmë përparim të prekshëm drejt këtyre qëllimeve dhe ta bëjmë botën më të mirë dhe më të sigurt për fëmijët!

1

Pa
varfëri

4

Arsim
cilësor

8

Punë dinjitoze
dhe rritje ekonomike

10

Zvogëlim i
pabarazive

1

Paqe dhe drejtësi. Institucione të forta

1

Pa
varfëri

Objektivi 1: Pa varfëri

Zhdukja e varfërisë në të gjitha format e saj në gjithë botën. Ky është objektivi kryesor i planit të veprimit. Në këtë mënyrë sigurojmë që asnjë fëmijë të mos rritet në varfëri.

Varfëria është shkaku kryesor i ndarjes së familjeve dhe braktisjes së fëmijëve në vendin tonë. Ky objektiv është në zemrën e punës së SOS Fshtarat e Fëmijëve në Shqipëri. Ne punojmë pa ndalim që të ndihmojmë familjet dhe komunitetet të shkëpusin ciklin e varfërisë. Përvetësimi i aftësive, arsimimi dhe formimi profesional janë pjesë integrale e programeve tona për forcimin e familjes.

4

Arsim
cilësor

Objektivi 4 – Arsim cilësor

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të sigurohet që çdo fëmijë dhe i ri të ketë akses në arsim cilësor, pavarësisht prejardhjes së tyre, jo vetëm për veten e tyre, por edhe për shoqërinë përreth.

Çdo fëmijë apo i ri i mbështetur nga SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri ka akses në arsim cilësor, që nga çerdhet deri në pranimin në universitet

8

Punë dinjitoze
dhe rritje ekonomike

Objektivi 8 – Punë dinjitoze dhe rritje ekonomike

Çdo i ri duhet të ketë mundësinë për të gjetur një punë të denjë për të qenë në gjendje të mbajë veten dhe të jetojë i pavarur, me dinjitet.

SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështesin të rinjtë pa mbështetje për të zhvilluar aftësitë nevojshme për t’u bërë të rritur të pavarur dhe të punësueshëm. Ne gjithashtu ndihmojmë prindërit e familjeve në nevojë përmes formimit profesional për t’u mundësuar atyre të kenë të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur familjet e tyre të bashkuara dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

10

Zvogëlim i
pabarazive

Objektivi10 – Zvogëlim i pabarazive

Ky objektiv mbështetet në pohimin se askush, përfshirë fëmijët, nuk duhet të vuajë nga diskriminimi ose t’i mohohet qasja e barabartë drejt mundësive në bazë të racës, gjinisë, fesë, aftësisë së kufizuar, kulturës ose origjinës së tyre familjare.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri advokon për ligje dhe praktika të cilat garantojnë garantojnë akses të barabartë në mundësi, përfshirje sociale dhe mosdiskriminim për fëmijët dhe të rinjtë që kanë humbur prindërit ose vijnë nga familje të varfra ose të margjinalizuara.

16

Paqe dhe drejtësi. Institucione të forta

Objektivi 16 – Paqe dhe drejtësi. Institucione të forta

Nëpërmjet këtij objektivi, ne mund të sigurojmë që asnjë fëmijë të mos jetë viktimë e dhunës, abuzimit, shfrytëzimit apo neglizhimit. Shumica e fëmijëve dhe të rinjve që mirëpresim në Fshatrat tanë të Fëmijëve SOS në Shqipëri na u besuan sepse kishin pësuar abuzime në një formë ose në një tjetër (fizike, seksuale, psikologjike, neglizhencë, etj. SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri punon të s mbrojë të gjithë fëmijët dhe ne jemi të përkushtuar të sigurojmë standardet më të larta të kujdesit në programet tona
“Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm” janë zbatuar që prej Janarit 2016. Së bashku, ne mund të ndihmojmë të arrijmë përparim të prekshëm drejt përmbushjes së këtyre objektivave dhe ta bëjmë botën më të mirë dhe më të sigurt për fëmijët!

Të dhënat e llogarisë

Eli*, sot nuk është më fëmijë

Një histori ndryshe për disa, por e njëjta për disa të tjerë.
Jam rritur në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë së bashku me shumë fëmijë të tjerë. Tani që më kujtohet, në ditët e para mendova se e vetmja gjë e përbashkët që unë dhe ata kishim ishin historitë tona të trishta. Ata ishin vëllezërit dhe motrat e mia dhe ne të gjithë ishim aq të ngjashëm sa dhe unikë në mënyrat tona.

Për ta kuptuar më mirë, le të fillojmë nga fillimi i historisë sonë.

Në vitin 1999 u vendosa në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë pasi familja ime u nda. Isha e frikësuar, e hutuar, por edhe pak kurioze. “Cfarë është ky vend?” mendova. “Mirë se erdhe në familje”, ishte fraza e parë që më tha nëna SOS. Mësova shpejt se quhet familje për një arsye. Personi më i rëndësishëm për ne në të ishte nëna. Përpjekjet e saj për t’u kujdesur për ne e bënin atë më të rëndësishmen në sytë tanë. Edhe pse nuk ishim vëllezër e motra nga gjaku, u bëmë më shumë se kaq. Ndonëse isha vetëm 10 vjeç, jeta ime në SOS Fshatin e Fëmijëve Tiranë u ndje si një fillim i ri. Mësova të jetoj ngrohtësisht me njerëz që nuk i njihja apo prisja t’i takoja gjatë jetës sime.

Ndërsa maturohemi, kuptojmë se lumturia mund të gjendet edhe në mes të historive të trishta. Gjatë kohës sime në fshat, kam krijuar një vlerësim të ri për dashurinë që vjen nga të pasurit vëllezër e motra. Sara* dhe Ani* u bënë motrat e mia të familjes dhe së bashku ne ndamë të gjitha problemet dhe aspiratat tona. Luajtëm, qeshëm, madje derdhëm edhe lot bashkë. Dorë për dore, ne u rritëm përkrah njëri-tjetrës dhe krijuam kujtime të panumërta. E në fund të fundit a nuk është kjo cka përfaqëson një moter, dashuri dhe të plot kujtime fëmijërie sëbashku.

Në fshat zbulova dashurinë për sportin dhe aspirova të bëhesha versioni më i mirë i vetes. Me punë te palodhur dhe mbështetjen e atyre që besuan tek unë, ia dola. Unë arrita të diplomohem në Universitetin e Sporteve. Sot, jam krenare jo vetëm për arritjet e mia, por edhe për lumturinë që i solla familjes dhe mbështetësve të mi.

Jeta ime ka qenë një udhëtim i veçantë. Unë kam pasur rastin të rritem në një mjedis të ndryshëm nga shumica e moshatarëve të mi, por në një mënyrë shumë të bukur.

Si nënë e dy fëmijëve, tani e kuptoj rëndësinë e dashurisë, strehimit dhe familjes. Sot, mund ta kuptoj se sa shumë përmbushje shpirtërore kam marrë aty ku jam rritur.

Ndonjëherë më duket sikur jam pjesë e një historie të shkruar në një libër ku vetëm imagjinata ime mund t’i japë jetë fjalëve. Motra ime Sara* më thotë se jam shumë poetike, por mua më pëlqen. Unë dua ta shoh jetën në këtë mënyrë, të hapur për të pranuar surprizat e ardhshme që mund të më sjellë jeta.

*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”

Jepu fëmijëve mundësinë e një të ardhme më të mirë!

Ada*, 11 vjeç

Puna për të mbajtur familjet të bashkuara është superfuqia jonë!
“I dashur ditar, po të shkruaj sepse nuk dua t’i ndaj dëshirat e mia me prindërit e mi. E di që nuk do të mund bëjnë ato realitet dhe kjo do shkaktojë trishtim në sytë e tyre…”
Ada kishte shkruar Ada në fletoren e saj, të cilën e quan “Ditari i Adës”.
Nëna e Adës nuk është në gjendje të punojë për shkak të shëndetit mendor dhe herë pas here ajo nuk është në gjendje të kujdeset për vajzat. Gjyshja e Adës është në dispozicion për të ndihmuar, por ajo është e moshuar dhe me shëndet të dobët. Babai i Adës është i vetmi që punon dhe siguron ushqim për familjen, por mungesa e një profesioni ja bën më të vështirë gjetjen e një pune. Ada dhe motra e saj nuk shkonin rregullisht në shkollë. Situata e tyre familjare ndikon në performancën e tyre në shkollë dhe në marrëdhëniet e tyre me bashkëmoshatarët. Për Adën shoqja e saj më e mirë ishte vetëm motra e madhe, që e kuptonte dhe fletorja e saj.
Rrugëtimi i Adës me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri filloi tre vjet më parë. Në një kohë kur prindërit e saj po luftonin për të mbajtur familjen të bashkuar dhe kishin vështirësi në sigurimin e kujdesit dhe stabilitetit që u nevojitet fëmijëve.
Nëpërmjet projekteve të SOS Fshatrat e Fëmijëve në parandalim dhe mbrojtje, çdo anëtar i familjes mori mbështetjen e nevojshme për t’i ndihmuar ata të ecin përpara dhe ta bëjnë familjen e tyre të ketë sukses. Kolegët tanë u siguruan që nëna e Adës të merrte të gjitha medikamentet e nevojshme dhe e mbështetën në aksesin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore.
Fredi*, babai i saj, mori pjesë në seminare të ndryshme prindërore për të përmirësuar aftësitë e tij prindërore. Ada dhe motra e saj u mbështetën me këshillim psikologjik dhe edukim, duke përfshirë pajisje shkollore, materiale mësimore dhe ndihmë me lesksione pas shkollës. Ada dhe anëtarët e familjes së saj punuan së bashku me punonjës socialë dhe ekspertë për të forcuar familjen.

Gjatë një seance trajnimi pas një viti mbështetjeje, Fredi tha:

“Unë nuk pi alkool, nuk pi duhan, punoj shumë, e dua familjen time dhe kujdesem për fëmijët, gruan dhe nënën time. Të gjithë përballemi me sfida në periudha të ndryshme të jetës, por disa sfida qëllojnë të jenë më të vështira se ca të tjera. Situata ime më ka mësuar se duhet të jemi më pak gjykues dhe më shumë mbështetës ndaj atyre që po kalojnë periudha të vështira. Përmes përvojave të mia, kam kuptuar se edhe veprimet e thjeshta të mirësisë mund të kenë një ndikim të rëndësishëm tek ata që po përballen me sfida të ndryshme në jetën e tyre.”

Ne në SOS Fshatrat e Fëmijëve punojmë së bashku me partnerë, donatorë, komunitete, bashki lokale t’u mundësojmë fëmijëve të rriten me ato mardhwnie që u nevojiten për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë vetja e tyre më e fortë. Ne u mundësojmë familjeve të gjejnë mënyra më të mira për të qenë pranë njëri-tjetrit.

*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”

Bëhu partneri ynë në mbështetjen e më shumë fëmijëve; që të qëndrojnë dhe të rriten me familjet e tyre