Ndihma e vazhdueshme ose dhurimi mujor është ndihmë që jepet në website një herë, për t'u tërhequr automatikisht nga karta juaj çdo muaj. Kështu, do të ndihmoni rregullisht pa pasur nevojë të vizitoni faqen web çdo herë, për të vendosur detajet e kartës suaj.
*Ju keni mundësinë të ndaloni dhurimin në çdo kohë.
Ne i trajtojmë të dhënat dhe informacionin tuaj me konfidencialitet maksimal. Të gjitha pagesat janë plotësisht të sigurta. Ofruesi ynë i portës së pagesave, Raiffeisen Bank Albania, është i certifikuar në PCI DSS.
Sepse fëmijët që mbështesim në programet tona, kanë nevojë për ndihmë 365 ditë në vit për një kohë të gjatë. Puna jonë është mbështetje afatgjatë dhe e vazhdueshme - marrim përgjegjësi për fëmijët për shumë vite, deri në momentin kur ata bëhen të pavarur.
Kjo është arsyeja pse dhurimi mujor është kaq i rëndësishëm për ne - me të, ne mund të planifikojmë me besim punën tonë dhe të ndihmojmë familjet në kushte vulnerabël. Edhe nëse është një sasi e vogël! Do të mundim të ndryshojmë vazhdimisht situatën me fëmijët në nevojë dhe familjet në nevojë që nuk janë në gjendje të përballojnë vetë vështirësitë e tyre të jetës.
Çdo ndihmë nuk është vetëm një pikë në oqean, përkundrazi, nga veprime të tilla krijohet një oqean mirësie... Çdo transfertë bamirësie është një kontribut për ndryshime të mëdha në të ardhmen.
Bashkohu tani!"
Ndihma juaj do të shpenzohet për nevojat e fëmijëve për të cilët përkujdesemi. Çdo ditë, fëmijët nuk kanë nevojë vetëm për veshje dhe ushqim, por edhe për materiale shkollore, ilaçe, mundësi për të ndjekur kurse, etj. - dhe më e rëndësishmja, për ndihmën e specialistëve të kualifikuar. Humbja e familjes është një traumë e madhe për një fëmijë. Në Fshatin SOS, psikologë, mësues dhe punonjës socialë punojnë me secilin fëmijë, duke i ndihmuar ata të kalojnë traumën e humbjes së familjes.
Me donacionet tuaja të rregullta mujore, ju do të na ndihmoni të ndryshojmë jetën e shumë fëmijëve dhe të rinjve së bashku dhe t'u jepni atyre një shans për një të ardhme të lumtur dhe të sigurt.
Mund të na kontaktoni në miksos@soskd.org.al
*Ne jemi gjithmonë në dispozicion nëse është e nevojshme të bëni ndryshime në kontributin tuaj mujor - ndryshoni numrin e kartës, shumën, etj.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë joqeveritare, jofitimprurese, që ndihmon fëmijët pa kujdes prindëror dhe familjet në rrethana të vështira jetësore, prej më shumë se 28 vitesh në Shqipëri.
Ne jemi pjesë e një federate ndërkombëtare që përfaqësohet në 136 vende të botës dhe ka një përvojë 70 vjeçare në punën me fëmijët pa kujdes prindëror dhe familjet në risk. Ne i nënshtrohemi një auditimi të jashtëm çdo vit dhe raportojmë për përdorimin e fondeve.
Përparësitë tona:
– një qasje gjithëpërfshirëse ndaj problemit
– standarde të larta dhe politikë të brendshme të qartë
– transparencë dhe llogaridhënie
– bashkëpunim me partnerë në nivel global dhe kombëtar
Ne kemi përvojë të madhe lokale, praktika efektive ndërkombëtare dhe një reputacion të fortë mes partnerëve tanë.
Në vitin 1999 u vendosa në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë pasi familja ime u nda. Isha e frikësuar, e hutuar, por edhe pak kurioze. “Cfarë është ky vend?” mendova. “Mirë se erdhe në familje”, ishte fraza e parë që më tha nëna SOS. Mësova shpejt se quhet familje për një arsye. Personi më i rëndësishëm për ne në të ishte nëna. Përpjekjet e saj për t’u kujdesur për ne e bënin atë më të rëndësishmen në sytë tanë. Edhe pse nuk ishim vëllezër e motra nga gjaku, u bëmë më shumë se kaq. Ndonëse isha vetëm 10 vjeç, jeta ime në SOS Fshatin e Fëmijëve Tiranë u ndje si një fillim i ri. Mësova të jetoj ngrohtësisht me njerëz që nuk i njihja apo prisja t’i takoja gjatë jetës sime.
Ndërsa maturohemi, kuptojmë se lumturia mund të gjendet edhe në mes të historive të trishta. Gjatë kohës sime në fshat, kam krijuar një vlerësim të ri për dashurinë që vjen nga të pasurit vëllezër e motra. Sara* dhe Ani* u bënë motrat e mia të familjes dhe së bashku ne ndamë të gjitha problemet dhe aspiratat tona. Luajtëm, qeshëm, madje derdhëm edhe lot bashkë. Dorë për dore, ne u rritëm përkrah njëri-tjetrës dhe krijuam kujtime të panumërta. E në fund të fundit a nuk është kjo cka përfaqëson një moter, dashuri dhe të plot kujtime fëmijërie sëbashku.
Në fshat zbulova dashurinë për sportin dhe aspirova të bëhesha versioni më i mirë i vetes. Me punë te palodhur dhe mbështetjen e atyre që besuan tek unë, ia dola. Unë arrita të diplomohem në Universitetin e Sporteve. Sot, jam krenare jo vetëm për arritjet e mia, por edhe për lumturinë që i solla familjes dhe mbështetësve të mi.
Jeta ime ka qenë një udhëtim i veçantë. Unë kam pasur rastin të rritem në një mjedis të ndryshëm nga shumica e moshatarëve të mi, por në një mënyrë shumë të bukur.
Si nënë e dy fëmijëve, tani e kuptoj rëndësinë e dashurisë, strehimit dhe familjes. Sot, mund ta kuptoj se sa shumë përmbushje shpirtërore kam marrë aty ku jam rritur.
Ndonjëherë më duket sikur jam pjesë e një historie të shkruar në një libër ku vetëm imagjinata ime mund t’i japë jetë fjalëve. Motra ime Sara* më thotë se jam shumë poetike, por mua më pëlqen. Unë dua ta shoh jetën në këtë mënyrë, të hapur për të pranuar surprizat e ardhshme që mund të më sjellë jeta.
*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”
Gjatë një seance trajnimi pas një viti mbështetjeje, Fredi tha:
“Unë nuk pi alkool, nuk pi duhan, punoj shumë, e dua familjen time dhe kujdesem për fëmijët, gruan dhe nënën time. Të gjithë përballemi me sfida në periudha të ndryshme të jetës, por disa sfida qëllojnë të jenë më të vështira se ca të tjera. Situata ime më ka mësuar se duhet të jemi më pak gjykues dhe më shumë mbështetës ndaj atyre që po kalojnë periudha të vështira. Përmes përvojave të mia, kam kuptuar se edhe veprimet e thjeshta të mirësisë mund të kenë një ndikim të rëndësishëm tek ata që po përballen me sfida të ndryshme në jetën e tyre.”
Ne në SOS Fshatrat e Fëmijëve punojmë së bashku me partnerë, donatorë, komunitete, bashki lokale t’u mundësojmë fëmijëve të rriten me ato mardhwnie që u nevojiten për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë vetja e tyre më e fortë. Ne u mundësojmë familjeve të gjejnë mënyra më të mira për të qenë pranë njëri-tjetrit.
*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”