Çdo fëmijë dhe i ri është unik – ata kanë nevojat e tyre, vijnë nga rrethana të ndryshme dhe kanë një potencial individual për të ndikuar në botë. Ky mirëkuptim është në qendër të gjithçkaje që bëjmë – për të ofruar kujdes dhe mbështetje që është e përshtatshme për nevojat e çdo fëmije, të riu dhe familjeje me të cilën punojmë, që merr parasysh përvojat, kulturën dhe dëshirat e tyre.
Ne punojmë me çdo fëmijë dhe të ri në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet dhe ata të kenë fjalën për kujdesin dhe mbështetjen që marrin.
Mbajtja e familjeve së bashku dhe parandalimi i ndarjes fëmijë-familje
Nëse është e mundur, vendi më i mirë për rritjen e fëmijëve është brenda familjes së tyre. Aktivitetet tona variojnë nga puna e drejtpërdrejtë me familjet dhe komunitetet, tek kërkimi mbi arsyet e ndarjes së familjes, tek zhvillimi dhe ndarja e materialeve trajnuese në lidhje me prindërimin dhe shëndetin mendor.
Sigurimi i kujdesit dhe mbrojtjes kur nuk ka familje ose nuk është në interesin më të mirë të fëmijës ose të riut të qëndrojë në familje
Aktivitetet tona përfshijnë kujdesin e drejtpërdrejtë për fëmijët dhe të rinjtë, edhe në raste urgjente; duke punuar me partnerët për të trajnuar prindërit kujdestarë dhe me qeveritë për të zbatuar standardet e kujdesit; mbështetja e të rinjve për t’u bërë të mbështetur te vetja, dhe shumë më tepër.
Ndryshimi i politikës dhe praktikës për të përmirësuar situatën e fëmijëve dhe të rinjve pa kujdes prindëror ose në rrezik për ta humbur atë.
Kjo shtyllë veprimi përqendrohet në ndryshimin sistemik. Ndër aktivitetet e tjera, ne punojmë me partnerë për të krijuar platforma për fëmijët dhe të rinjtë për të sjellë çështjet me të cilat përballen në diskutime në nivel lokal, kombëtar dhe global.
Në vitin 1999 u vendosa në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë pasi familja ime u nda. Isha e frikësuar, e hutuar, por edhe pak kurioze. “Cfarë është ky vend?” mendova. “Mirë se erdhe në familje”, ishte fraza e parë që më tha nëna SOS. Mësova shpejt se quhet familje për një arsye. Personi më i rëndësishëm për ne në të ishte nëna. Përpjekjet e saj për t’u kujdesur për ne e bënin atë më të rëndësishmen në sytë tanë. Edhe pse nuk ishim vëllezër e motra nga gjaku, u bëmë më shumë se kaq. Ndonëse isha vetëm 10 vjeç, jeta ime në SOS Fshatin e Fëmijëve Tiranë u ndje si një fillim i ri. Mësova të jetoj ngrohtësisht me njerëz që nuk i njihja apo prisja t’i takoja gjatë jetës sime.
Ndërsa maturohemi, kuptojmë se lumturia mund të gjendet edhe në mes të historive të trishta. Gjatë kohës sime në fshat, kam krijuar një vlerësim të ri për dashurinë që vjen nga të pasurit vëllezër e motra. Sara* dhe Ani* u bënë motrat e mia të familjes dhe së bashku ne ndamë të gjitha problemet dhe aspiratat tona. Luajtëm, qeshëm, madje derdhëm edhe lot bashkë. Dorë për dore, ne u rritëm përkrah njëri-tjetrës dhe krijuam kujtime të panumërta. E në fund të fundit a nuk është kjo cka përfaqëson një moter, dashuri dhe të plot kujtime fëmijërie sëbashku.
Në fshat zbulova dashurinë për sportin dhe aspirova të bëhesha versioni më i mirë i vetes. Me punë te palodhur dhe mbështetjen e atyre që besuan tek unë, ia dola. Unë arrita të diplomohem në Universitetin e Sporteve. Sot, jam krenare jo vetëm për arritjet e mia, por edhe për lumturinë që i solla familjes dhe mbështetësve të mi.
Jeta ime ka qenë një udhëtim i veçantë. Unë kam pasur rastin të rritem në një mjedis të ndryshëm nga shumica e moshatarëve të mi, por në një mënyrë shumë të bukur.
Si nënë e dy fëmijëve, tani e kuptoj rëndësinë e dashurisë, strehimit dhe familjes. Sot, mund ta kuptoj se sa shumë përmbushje shpirtërore kam marrë aty ku jam rritur.
Ndonjëherë më duket sikur jam pjesë e një historie të shkruar në një libër ku vetëm imagjinata ime mund t’i japë jetë fjalëve. Motra ime Sara* më thotë se jam shumë poetike, por mua më pëlqen. Unë dua ta shoh jetën në këtë mënyrë, të hapur për të pranuar surprizat e ardhshme që mund të më sjellë jeta.
*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”
Gjatë një seance trajnimi pas një viti mbështetjeje, Fredi tha:
“Unë nuk pi alkool, nuk pi duhan, punoj shumë, e dua familjen time dhe kujdesem për fëmijët, gruan dhe nënën time. Të gjithë përballemi me sfida në periudha të ndryshme të jetës, por disa sfida qëllojnë të jenë më të vështira se ca të tjera. Situata ime më ka mësuar se duhet të jemi më pak gjykues dhe më shumë mbështetës ndaj atyre që po kalojnë periudha të vështira. Përmes përvojave të mia, kam kuptuar se edhe veprimet e thjeshta të mirësisë mund të kenë një ndikim të rëndësishëm tek ata që po përballen me sfida të ndryshme në jetën e tyre.”
Ne në SOS Fshatrat e Fëmijëve punojmë së bashku me partnerë, donatorë, komunitete, bashki lokale t’u mundësojmë fëmijëve të rriten me ato mardhwnie që u nevojiten për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë vetja e tyre më e fortë. Ne u mundësojmë familjeve të gjejnë mënyra më të mira për të qenë pranë njëri-tjetrit.
*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”