SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri dënon fuqishëm të gjitha format e dhunës dhe dëmtimit ndaj fëmijëve dhe të rinjve. Ne jemi të përkushtuar për të krijuar dhe mbajtur një mjedis të kujdesshëm dhe mbrojtës për çdo fëmijë dhe të ri që arrijmë përmes programeve tona.
Ne duam të dëgjojmë për shqetësimin tuaj, gjithashtu në mënyrë anonime, nëse kjo ju bën të ndiheni më rehat. Konfidencialiteti do të sigurohet në bisedat tona. Një ekip i përkushtuar i mbrojtjes së fëmijëve që kanë akses të vetëm në sistemin e sinjalizimit në internet do të shqyrtojë çështjen, do t’ju mbajë të informuar dhe do të bëjë ndjekjen e nevojshme.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Albania kujdeset për ju, qoftë në një fshat të fëmijëve SOS Shqipëri apo diku tjetër ku jetoni. Mund të përfshijë gjithashtu mbështetjen tuaj në shkollë, trajnimin profesional ose ofrimin e trajtimit mjekësor.
Faleminderit që i keni mbajtur SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri një mjedis të sigurt dhe të kujdesshëm.
Nëse doni të na tregoni diçka, ju lutemi klikoni këtu:
Ndonjëherë, njerëzit pa dashje ose qëllimisht mund t’u shkaktojnë dëm fëmijëve. Prandaj, mund të dëshmoni ose përjetoni një bashkëpunëtor SOS ose një person tjetër:
Sa herë që jeni dëshmitar ose përjetoni diçka të tillë, gjëja e duhur për të bërë është të informoni dikë nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, të cilit i besoni.
Nëse për ndonjë arsye nuk dëshironi ta bëni këtë, prapë mund të na informoni drejtpërdrejt nga ky kanal. Ne jemi ekipi i mbrojtjes së fëmijëve në SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri dhe ne do t’ju përgjigjemi.
Mund të na tregoni duke klikuar në butonin ‘Na trego’ ose ‘Vazhdo’. Më pas do t’ju bëjmë disa pyetje të thjeshta për të përshkruar atë që dini. Ju nuk keni nevojë të na tregoni emrin tuaj nëse nuk dëshironi. Mos u shqetësoni – çfarëdo që të na thoni do të lexohet vetëm nga ne, askush tjetër nuk ka qasje në këtë inbox.
Në vitin 1999 u vendosa në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë pasi familja ime u nda. Isha e frikësuar, e hutuar, por edhe pak kurioze. “Cfarë është ky vend?” mendova. “Mirë se erdhe në familje”, ishte fraza e parë që më tha nëna SOS. Mësova shpejt se quhet familje për një arsye. Personi më i rëndësishëm për ne në të ishte nëna. Përpjekjet e saj për t’u kujdesur për ne e bënin atë më të rëndësishmen në sytë tanë. Edhe pse nuk ishim vëllezër e motra nga gjaku, u bëmë më shumë se kaq. Ndonëse isha vetëm 10 vjeç, jeta ime në SOS Fshatin e Fëmijëve Tiranë u ndje si një fillim i ri. Mësova të jetoj ngrohtësisht me njerëz që nuk i njihja apo prisja t’i takoja gjatë jetës sime.
Ndërsa maturohemi, kuptojmë se lumturia mund të gjendet edhe në mes të historive të trishta. Gjatë kohës sime në fshat, kam krijuar një vlerësim të ri për dashurinë që vjen nga të pasurit vëllezër e motra. Sara* dhe Ani* u bënë motrat e mia të familjes dhe së bashku ne ndamë të gjitha problemet dhe aspiratat tona. Luajtëm, qeshëm, madje derdhëm edhe lot bashkë. Dorë për dore, ne u rritëm përkrah njëri-tjetrës dhe krijuam kujtime të panumërta. E në fund të fundit a nuk është kjo cka përfaqëson një moter, dashuri dhe të plot kujtime fëmijërie sëbashku.
Në fshat zbulova dashurinë për sportin dhe aspirova të bëhesha versioni më i mirë i vetes. Me punë te palodhur dhe mbështetjen e atyre që besuan tek unë, ia dola. Unë arrita të diplomohem në Universitetin e Sporteve. Sot, jam krenare jo vetëm për arritjet e mia, por edhe për lumturinë që i solla familjes dhe mbështetësve të mi.
Jeta ime ka qenë një udhëtim i veçantë. Unë kam pasur rastin të rritem në një mjedis të ndryshëm nga shumica e moshatarëve të mi, por në një mënyrë shumë të bukur.
Si nënë e dy fëmijëve, tani e kuptoj rëndësinë e dashurisë, strehimit dhe familjes. Sot, mund ta kuptoj se sa shumë përmbushje shpirtërore kam marrë aty ku jam rritur.
Ndonjëherë më duket sikur jam pjesë e një historie të shkruar në një libër ku vetëm imagjinata ime mund t’i japë jetë fjalëve. Motra ime Sara* më thotë se jam shumë poetike, por mua më pëlqen. Unë dua ta shoh jetën në këtë mënyrë, të hapur për të pranuar surprizat e ardhshme që mund të më sjellë jeta.
*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”
Gjatë një seance trajnimi pas një viti mbështetjeje, Fredi tha:
“Unë nuk pi alkool, nuk pi duhan, punoj shumë, e dua familjen time dhe kujdesem për fëmijët, gruan dhe nënën time. Të gjithë përballemi me sfida në periudha të ndryshme të jetës, por disa sfida qëllojnë të jenë më të vështira se ca të tjera. Situata ime më ka mësuar se duhet të jemi më pak gjykues dhe më shumë mbështetës ndaj atyre që po kalojnë periudha të vështira. Përmes përvojave të mia, kam kuptuar se edhe veprimet e thjeshta të mirësisë mund të kenë një ndikim të rëndësishëm tek ata që po përballen me sfida të ndryshme në jetën e tyre.”
Ne në SOS Fshatrat e Fëmijëve punojmë së bashku me partnerë, donatorë, komunitete, bashki lokale t’u mundësojmë fëmijëve të rriten me ato mardhwnie që u nevojiten për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë vetja e tyre më e fortë. Ne u mundësojmë familjeve të gjejnë mënyra më të mira për të qenë pranë njëri-tjetrit.
*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”