Komunitetet rinore ndodhen në Tiranë. Janë programe rinore ku të rinjtë mbështeten me arsimim dhe trajnime, kurse profesionale, akomodim, programe drejtuese dhe udhëzime vijuese. 12 drejtues të rinjsh mbështesin të rinjtë që të jenë të pavarur në jetën e tyre me programe përgatitore në fusha të ndryshme. Komunitetet e të rinjve në Shqipëri janë të regjistruara zyrtarisht si “Tipi i shtëpisë familjare për grupmoshën 16-18 vjeç, bazuar në kuadrin ligjor (Vendim i Këshillit të Ministrave, datë 2017). Kujdesi për të rinjtë është rimodeluar së fundmi në njësi/nëngrupe të grupeve të vogla për një ofrim më cilësor dhe për një përputhje më të mirë me standardet kombëtare, të cilat kërkojnë llojin e familjes së njësive të vogla për të rinjtë në shërbime alternative të kujdesit. Ka dy komunitete: një komunitet i rimodeluar së fundmi në 3 grupe/njësi me 4 (katër) të rinj për çdo njësi. Komuniteti tjetër është i organizuar në dy njësi me një maksimum prej 6 të rinjsh për njësi.
Ne gjithashtu sigurojmë që fëmijët dhe të rinjtë të kenë akses në arsim cilësor. Sipas moshës dhe fazës së tyre të zhvillimit, ne i mbështesim ata të fitojnë një shumëllojshmëri të gjerë aftësish, gjë që gjithashtu forcon punësueshmërinë e tyre. Arsimi nuk kufizohet vetëm në studimet akademike, dhe ne gjithashtu fuqizojmë të rinjtë përmes kurseve profesionale për të mbështetur. Kjo mbështetje përfshin inkurajimin e fëmijëve për të zhvilluar aftësitë dhe kompetencat e jetës. Ndërsa fëmijët rriten për t’u bërë të rritur të rinj, ata mësojnë të marrin përgjegjësi në rritje për vendimet në jetën e tyre. Ne promovojmë punësimin e të rinjve në grupin tonë të synuar duke u angazhuar me autoritetin publik, vendimmarrësit dhe partnerët. Ne sigurohemi që ata në programin tonë të mund të përfitojnë nga një sërë masash mbështetëse, të tilla si stërvitje në karrierë ose praktikë.
Për fëmijët nën kujdesin tonë të drejtpërdrejtë, ne e bëjmë kalimin nga kujdesi alternativ në jetën e pavarur sa më të lehtë që të jetë e mundur, përmes një procesi të përshtatur dhe pjesëmarrës të kujdesit të largimit. Nëse një i ri kalon në kujdesin për të rinjtë apo qëndron në një familje SOS, vendimi merret në një proces pjesëmarrës, duke përfshirë të riun. Zgjedhja konsiderohet nga çdo këndvështrim dhe bazohet në pjekurinë, aspiratat dhe interesat më të mira të të riut. Pasi një i ri ka lënë kujdesin tonë, ne ofrojmë mbështetje të përcaktuar qartë pas kujdesit për fushat përkatëse të jetës së tyre. Kështu, mbështetja pas kujdesit do të kufizohet në fusha specifike të nevojës dhe do të ulet me kalimin e kohës. Ne sigurohemi që të rinjtë të mund të mbajnë lidhje familjare të përjetshme dhe të kërkojnë mbështetje nga familjet e tyre SOS pasi të kenë lënë kujdesin.
Në vitin 1999 u vendosa në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë pasi familja ime u nda. Isha e frikësuar, e hutuar, por edhe pak kurioze. “Cfarë është ky vend?” mendova. “Mirë se erdhe në familje”, ishte fraza e parë që më tha nëna SOS. Mësova shpejt se quhet familje për një arsye. Personi më i rëndësishëm për ne në të ishte nëna. Përpjekjet e saj për t’u kujdesur për ne e bënin atë më të rëndësishmen në sytë tanë. Edhe pse nuk ishim vëllezër e motra nga gjaku, u bëmë më shumë se kaq. Ndonëse isha vetëm 10 vjeç, jeta ime në SOS Fshatin e Fëmijëve Tiranë u ndje si një fillim i ri. Mësova të jetoj ngrohtësisht me njerëz që nuk i njihja apo prisja t’i takoja gjatë jetës sime.
Ndërsa maturohemi, kuptojmë se lumturia mund të gjendet edhe në mes të historive të trishta. Gjatë kohës sime në fshat, kam krijuar një vlerësim të ri për dashurinë që vjen nga të pasurit vëllezër e motra. Sara* dhe Ani* u bënë motrat e mia të familjes dhe së bashku ne ndamë të gjitha problemet dhe aspiratat tona. Luajtëm, qeshëm, madje derdhëm edhe lot bashkë. Dorë për dore, ne u rritëm përkrah njëri-tjetrës dhe krijuam kujtime të panumërta. E në fund të fundit a nuk është kjo cka përfaqëson një moter, dashuri dhe të plot kujtime fëmijërie sëbashku.
Në fshat zbulova dashurinë për sportin dhe aspirova të bëhesha versioni më i mirë i vetes. Me punë te palodhur dhe mbështetjen e atyre që besuan tek unë, ia dola. Unë arrita të diplomohem në Universitetin e Sporteve. Sot, jam krenare jo vetëm për arritjet e mia, por edhe për lumturinë që i solla familjes dhe mbështetësve të mi.
Jeta ime ka qenë një udhëtim i veçantë. Unë kam pasur rastin të rritem në një mjedis të ndryshëm nga shumica e moshatarëve të mi, por në një mënyrë shumë të bukur.
Si nënë e dy fëmijëve, tani e kuptoj rëndësinë e dashurisë, strehimit dhe familjes. Sot, mund ta kuptoj se sa shumë përmbushje shpirtërore kam marrë aty ku jam rritur.
Ndonjëherë më duket sikur jam pjesë e një historie të shkruar në një libër ku vetëm imagjinata ime mund t’i japë jetë fjalëve. Motra ime Sara* më thotë se jam shumë poetike, por mua më pëlqen. Unë dua ta shoh jetën në këtë mënyrë, të hapur për të pranuar surprizat e ardhshme që mund të më sjellë jeta.
*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”
Gjatë një seance trajnimi pas një viti mbështetjeje, Fredi tha:
“Unë nuk pi alkool, nuk pi duhan, punoj shumë, e dua familjen time dhe kujdesem për fëmijët, gruan dhe nënën time. Të gjithë përballemi me sfida në periudha të ndryshme të jetës, por disa sfida qëllojnë të jenë më të vështira se ca të tjera. Situata ime më ka mësuar se duhet të jemi më pak gjykues dhe më shumë mbështetës ndaj atyre që po kalojnë periudha të vështira. Përmes përvojave të mia, kam kuptuar se edhe veprimet e thjeshta të mirësisë mund të kenë një ndikim të rëndësishëm tek ata që po përballen me sfida të ndryshme në jetën e tyre.”
Ne në SOS Fshatrat e Fëmijëve punojmë së bashku me partnerë, donatorë, komunitete, bashki lokale t’u mundësojmë fëmijëve të rriten me ato mardhwnie që u nevojiten për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë vetja e tyre më e fortë. Ne u mundësojmë familjeve të gjejnë mënyra më të mira për të qenë pranë njëri-tjetrit.
*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”