Përshkrimi
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare, humanitare dhe jofitimprurëse. Nga viti 1995, ne kemi punuar për përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve dhe të rinjve pa kujdes prindëror, fuqizimin e familjeve në rrezik, pavarësinë ekonomike të të rinjve nga grupet e rrezikuara, si dhe ofrimin e ndihmës në situata emergjente përmes llojeve të ndryshme të mbështetjes.
Nëse po kërkon një punë part time që sjell një ndryshim pozitiv lexo më poshtë dhe APLIKO!
Çfarë kërkojmë?
- Eksperiencë pune në terren dhe komunikimi drejtpërdrejt me qytetarë.
- Eksperiencë në shitje.
- Aftësi negocimi.
- I/E orientuar drejt rezultateve.
- Komunikim pozitiv dhe i sjellshëm.
- Aftësi për punë në ekip.
Çfarë ofrojmë?
- Paga mujore e rregullt duke fillluar nga 40.000 Lekë.
- Bonuset stimuluese.
- Oraret e punes fleksibël, 20 orë në javë.
- Zhvillimi i njohurive dhe aftësive të reja.
- Trajnim i vazhdueshëm dhe mundësi për zhvillim në organizatë.
Apliko në adresën e e-mailit : miksos@soskd.org.al .
Stafi ynë do të kontaktoj me ju. Për më shumë informacion rreth pozicionit kliko: https://soskd.org.al/njihu-me-ambasadoret-sos/