SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse dhe një anëtare aktive e organizatës ndërkombëtare ombrellë SOS KINDERDORF (SOS Fshatrat e Fëmijëve).
Si anëtarë të federatës, shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është e përkushtuar të zbatojë statutet e federatës, standardet për kujdesin cilësor të fëmijëve dhe praktikat e rrepta financiare dhe administrative.
Drejtori Nacional i SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri.
Që nga viti 1995, SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri ka ofruar një familje dhe një mjedis të shëndetshëm për zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve të privuar nga kujdesi prindëror ose në rrezik për të humbur mbrojtjen e prindërve të tyre. Shoqata ofron kujdes e mbështetje dhe mbron në mënyrë aktive të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve.
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe SOS KINDERDORF International për hapjen e SOS Fshatrave të Fëmijëve Shqipëri.
Ndërtimi i shtëpive për fëmijët në Sauk, Tiranë
U krijuan dy familjet e para të Fshatit të Fëmijëve SOS Tiranë.
U hap objektet arsimore SOS Kopshti.
U hap shkolla SOS Herman Gmeiner.
Përurimi zyrtar i SOS Fshatrave të Fëmijëve Shqipëri.
U krijua shtëpia e parë e të rinjve.
Nis Programi për Forcimin e Familjeve në Sauk të Tiranës.
U krijua një tjetër shtëpi rinore.
Nis Programi për Forcimin e Familjeve në Don Bosko, Tiranë.
Nis në Shkodër Programi për Forcimin e Familjeve.
Fillon projekti “I Matter”, ishte fushata e parë kombëtare e Avokimit të SOS CV Albania. Avokim për zgjatjen e moshës së largimit nga përkujdesja nga 14 në 18 vjeç, në institucionet e kujdesit publik.
Nis projekti “Kujdes për Mua”, fushata e dytë kombëtare e Avokimit të SOS CV Albania. Avokimi për zhvillimin e kujdesit familjar në vend
Fillon projekti “Fushata Youth Voice për të ardhmen që duam” financuar nga UNFPA
Programi për Forcimin e Familjeve fillon në Thumanë.
Nis projekti 39 mujor “Përfshirja sociale dhe fuqizimi ekonomik i familjeve vulnerabël në periferi të qytetit të Tiranës”, financuar nga BMZ dhe HGFD.
Nis projekti “Kujdes për Mua”, fushata e dytë kombëtare e Avokimit të SOS CV Albania. Avokimi për zhvillimin e kujdesit familjar në vend
Fillon projekti tre vjeçar “Zhvillimi i OSHC-ve për kujdestarinë në Shqipëri” zbatohet në 3 lokacione Tiranë, Durrës, Korçë, financuar nga Delegacioni i BE-së.
Fillon projekti rajonal 39 mujor “YEEP 1 - Youth empowerment enabling perspects”, zbatuar nga SOS CV Albania, SOS CV Bosnja-Hercegovina, SOS CV Kosova, SOS CV Maqedonia e Veriut, SOS CV Serbia, financuar nga BMZ dhe HGFD
Nis projekti njëvjeçar “Punësueshmëria e të rinjve në Shkodër”, financuar nga GIZ ProSEED
“Power 4 Youth – Leaving Care” projekti 2-vjeçar në shumë vende, i udhëhequr nga SOS CV Albania, në partneritet me SOS CV Kosova, SOS CV Bullgari, SOS CV Serbia, SOS CV Poloni, SOS CV Maqedonia e Veriut financuar nga Erasmus+ , Brukseli i BE-së
Fillon projekti 11 mujor “Strehëza (Shqipëri) për të Miturit e Pashoqëruar të Kthyer, mbështetur nga AMIF (Fondi për Azilin, Migracionin dhe Integrimin) financuar nga Bashkimi Europian.
Fillon projekti 18 mujor “STEP Streaming Toward Equal Possibilities”, i drejtuar nga SOS CV Austria në bashkëpunim me SOS CV Albania, SOS CV Ukraine, SOS CV Bosnja dhe Hercegovina, financuar nga Ministria Austriake e Shëndetësisë
Fillon “Adresimi i boshllëqeve sistematike – Mbështetje për reformat e sistemit të mirëqenies së fëmijëve (De-I)” projekti 43 mujor për shumë vende i zbatuar nga SOS CV Albania, SOS CV Armenia, SOS CV Ukraine, SOS CV Bjellorusia, SOS CV Maqedonia e Veriut, financuar nga BMZ
Fillon projekti “Shërbimet e pritjes dhe kujdesit për të miturit e pashoqëruar (UAM) në Shqipëri” projekti njëvjeçar i mbështetur nga ICMPD (Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit) financuar nga Bashkimi Evropian
Fillon projekti rajonal 40 muaj “YEEP 2 - Youth Empowerment Enabling Prospects”, zbatuar nga SOS CV Albania, SOS CV Bosnje-Hercegovina, SOS CV Kosova, SOS CV Maqedonia e Veriut, SOS CV Serbia, financuar nga BMZ dhe HGFD
Fillon projekti “Shërbimet e Kujdesit të Pritjes për Fëmijët e Pashoqëruar dhe të Veçuar (UASC) në Shqipëri” projekti njëvjeçar i mbështetur nga ICMPD (Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit) financuar nga Bashkimi Evropian
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është përkushtuar të sigurojë që të gjithë fëmijët në nevojë të kenë kujdes cilësor, si të drejtën e tyre themelore. Falë mbështetjes së partnerëve, kompanive dhe individëve ndërkombëtarë dhe vendas që angazhohen në misionin tonë, ne realizojmë premtimin që çdo fëmijë të rritet në një familje të qëndrueshme dhe të dashur si pjesë e një komuniteti që e mbështet atë . Ne besojmë se asnjë fëmijë nuk duhet të rritet vetëm dhe se çdo fëmijë duhet të jetojë në një familje të qëndrueshme dhe të kujdesshme si pjesë e një komuniteti mbështetës. Kjo u jep atyre një mundësi për të qenë thjesht një fëmijë.
Kur fëmijët rriten të vetëm, pa dashurinë dhe mbështetjen e një prindi ose një kujdestari tjetër të qëndrueshëm, ata përballen me një rrezik më të madh diskriminimi, neglizhimi, abuzimi dhe braktisje. Ata kanë më shumë gjasa të privohen nga mundësitë për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e jetës, dhe kështu ata e kanë më të vështirë të bëhen anëtarë kontribues të shoqërisë.
Fëmijët që rriten në një familje të qëndrueshme në një komunitet mbështetës kanë një shans më të madh për të realizuar potencialin e tyre të plotë dhe për të bërë një jetë të pavarur. Ata zhvillojnë më mirë aftësitë themelore të jetës si komunikimi, bashkëpunimi, zgjidhja e problemeve dhe vendosja e qëllimeve personale. Ata gjithashtu ndërtojnë vetëbesim dhe vendosmëri. Kujdestarët e tyre sigurojnë që ata të ndjekin shkollën dhe të kenë akses në shërbimet përkatëse të kujdesit shëndetësor. Fëmijët janë gjithashtu më të aftë të zhvillojnë rrjetet sociale, të cilat mund të jenë një burim mbështetje në jetën e përditshme. Në fund të fundit, ata mund të kenë marrëdhënie të shëndetshme, të gjejnë punë të denjë dhe të transformojnë komunitetet e tyre.
Lorem ipsum
Varfëria në Shqipëri është e lidhur ngushtë me një sërë faktorësh, duke përfshirë statusin e punësimit, strukturën e moshës, gjininë, gjeografinë, përkatësinë etnike dhe nivelin e arritjeve arsimore. Grupet që raportohet se janë në rrezik më të lartë të varfërisë janë të papunët, ata me nivele më të ulëta arsimore, njerëzit që jetojnë në zonat rurale, të moshuarit, gratë e cenueshme, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe njerëzit nga komuniteti rom dhe egjiptian. Deficiti buxhetor dhe raporti i borxhit publik u rritën më pak se sa ishte parashikuar në vitin 2021, por hapësira fiskale mbetet e kufizuar, duke rritur cenueshmërinë e vendit ndaj goditjeve të jashtme.
Mjerisht, shumë fëmijë sot janë nën kujdesin e një prindi, i cili, në një moment, do të përjetojë njëfarë sëmundjeje fizike ose mendore. Kjo mund të jetë e lehtë, si depresioni ose ankthi i përhershëm, ose më i rëndë, si çrregullimi bipolar ose skizofrenia. Gjithashtu, numri i familjeve me prind që abuzon me drogën apo alkoolin është në rritje, duke ndikuar negativisht tek fëmijët. Sipas Akademisë Amerikane të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve, sëmundja mendore e prindërve rrit rrezikun e një fëmije për të zhvilluar sëmundje mendore në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre, dhe kur të dy prindërit janë të sëmurë mendërisht, fëmija ka edhe më shumë gjasa të ndjekë shembullin.
Shumë familje që kanë nevojë për mbrojtje sociale ende përballen me barriera në aksesin e saj. Diskriminimi ndaj fëmijëve më vulnerabël i pengon shumë prej tyre të marrin përfitimet dhe shërbimet që u takojnë. Deri më tani, shërbimet e kujdesit social në Shqipëri ishin të kufizuara dhe ofroheshin kryesisht nga agjenci joshtetërore. Shërbimet sociale ekzistuese janë të fragmentuara, rudimentare dhe ad-hoc në natyrë. Autoritetet publike morën kohë për të kuptuar se ofrimi i këtyre shërbimeve në mënyrën më efektive të mundshme nuk është një luks, por një investim në një të drejtë themelore.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri jep përgjigje konkrete nëpërmjet parandalimit, mbrojtjes, avokatisë dhe ruajtjes.
Në vitin 1999 u vendosa në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë pasi familja ime u nda. Isha e frikësuar, e hutuar, por edhe pak kurioze. “Cfarë është ky vend?” mendova. “Mirë se erdhe në familje”, ishte fraza e parë që më tha nëna SOS. Mësova shpejt se quhet familje për një arsye. Personi më i rëndësishëm për ne në të ishte nëna. Përpjekjet e saj për t’u kujdesur për ne e bënin atë më të rëndësishmen në sytë tanë. Edhe pse nuk ishim vëllezër e motra nga gjaku, u bëmë më shumë se kaq. Ndonëse isha vetëm 10 vjeç, jeta ime në SOS Fshatin e Fëmijëve Tiranë u ndje si një fillim i ri. Mësova të jetoj ngrohtësisht me njerëz që nuk i njihja apo prisja t’i takoja gjatë jetës sime.
Ndërsa maturohemi, kuptojmë se lumturia mund të gjendet edhe në mes të historive të trishta. Gjatë kohës sime në fshat, kam krijuar një vlerësim të ri për dashurinë që vjen nga të pasurit vëllezër e motra. Sara* dhe Ani* u bënë motrat e mia të familjes dhe së bashku ne ndamë të gjitha problemet dhe aspiratat tona. Luajtëm, qeshëm, madje derdhëm edhe lot bashkë. Dorë për dore, ne u rritëm përkrah njëri-tjetrës dhe krijuam kujtime të panumërta. E në fund të fundit a nuk është kjo cka përfaqëson një moter, dashuri dhe të plot kujtime fëmijërie sëbashku.
Në fshat zbulova dashurinë për sportin dhe aspirova të bëhesha versioni më i mirë i vetes. Me punë te palodhur dhe mbështetjen e atyre që besuan tek unë, ia dola. Unë arrita të diplomohem në Universitetin e Sporteve. Sot, jam krenare jo vetëm për arritjet e mia, por edhe për lumturinë që i solla familjes dhe mbështetësve të mi.
Jeta ime ka qenë një udhëtim i veçantë. Unë kam pasur rastin të rritem në një mjedis të ndryshëm nga shumica e moshatarëve të mi, por në një mënyrë shumë të bukur.
Si nënë e dy fëmijëve, tani e kuptoj rëndësinë e dashurisë, strehimit dhe familjes. Sot, mund ta kuptoj se sa shumë përmbushje shpirtërore kam marrë aty ku jam rritur.
Ndonjëherë më duket sikur jam pjesë e një historie të shkruar në një libër ku vetëm imagjinata ime mund t’i japë jetë fjalëve. Motra ime Sara* më thotë se jam shumë poetike, por mua më pëlqen. Unë dua ta shoh jetën në këtë mënyrë, të hapur për të pranuar surprizat e ardhshme që mund të më sjellë jeta.
*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”
Gjatë një seance trajnimi pas një viti mbështetjeje, Fredi tha:
“Unë nuk pi alkool, nuk pi duhan, punoj shumë, e dua familjen time dhe kujdesem për fëmijët, gruan dhe nënën time. Të gjithë përballemi me sfida në periudha të ndryshme të jetës, por disa sfida qëllojnë të jenë më të vështira se ca të tjera. Situata ime më ka mësuar se duhet të jemi më pak gjykues dhe më shumë mbështetës ndaj atyre që po kalojnë periudha të vështira. Përmes përvojave të mia, kam kuptuar se edhe veprimet e thjeshta të mirësisë mund të kenë një ndikim të rëndësishëm tek ata që po përballen me sfida të ndryshme në jetën e tyre.”
Ne në SOS Fshatrat e Fëmijëve punojmë së bashku me partnerë, donatorë, komunitete, bashki lokale t’u mundësojmë fëmijëve të rriten me ato mardhwnie që u nevojiten për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë vetja e tyre më e fortë. Ne u mundësojmë familjeve të gjejnë mënyra më të mira për të qenë pranë njëri-tjetrit.
*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”