Themeluesi i modelit të SOS Fshatrat e Fëmijëve është austriani Hermann Gmeiner. Bashkë me Mariën Hofer, Josefin Jestl, Ludwig Kögel, Herbert Pfanner dhe Hedwig Weingartner, ai vendosi të bënte një ndryshim në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, nxitur nga një fenomen i përhapur e problematik: mijëra fëmijë kishin humbur familjet e tyre. Nën udhëzimin e tyre, organizata dhe shumë vullnetarë të saj, ishin pionierë të një modeli inovativ të kujdesit alternativ që përqendrohej në ofrimin e marrëdhënieve të besueshme te fëmijët, të ngjashme me një familje, që krijuan siguri dhe një vend të vërtetë të përkatësisë.
Në vitin 1949, u themelua SOS Fshati i Parë i Fëmijëve në Imst, Austria. Në vitet 1960, modeli i SOS përhapet përtej kufijve të Evropës dhe organizata rritet shpejt, duke u bërë Federata Botërore e SOS Children’s Villages International në vitin 1964.
Sot, Federata përfshin mbi 136 shoqata kombëtare të SOS Fshatrat e Fëmijëve. Si anëtarë të federatës, çdo shoqatë SOS Fshatrat e Fëmijëve, përfshirë edhe SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri.
Brenda një familje, çdo fëmijë është i mbrojtur dhe gëzon një ndjenjë të përkatësisë. Fëmijët mësojnë vlerat, ndajnë përgjegjësitë dhe formojnë lidhje të përjetshme. Përmes dashurisë e përkujdesjes, plagët emocionale shërohen dhe ndërtohet besimi.
Çfarë vërtet ka rëndësi është që fëmijët dhe të rinjtë të ndihen të pranuar, të rrethuar nga individë që kujdesen për ta, tek të cilët mund të mbështeten dhe besojnë kur kanë më shumë nevojë për dikë. Një marrëdhënie e besueshme është në themel të një mjedisi familjar që krijojmë për çdo fëmijë.
Ne ndërtojmë familje për fëmijët në nevojë, i ndihmojmë të formojnë të ardhmen e tyre, dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
Këto vlerau dhëheqin veprimet dhe vendimet tona, ndërsa punojmë drejt përmbushjes së misionit.
Ne kemi sfiduar metodat tradicionale të kujdesit të fëmijëve pa familje dhe kemi ndërmarrë metoda pioniere të kujdesit të fëmijëve. Ne i ndihmojmë fëmijët që nuk kanë se ku mund të mbështeten. Në një mënyrë sensitive dhe besimi, ne jemi të vendosur që të ndërmarrim veprime për fëmijët rreth e qark botës.
Ne i jemi dedikuar punës për të ndihmuar gjeneratat e fëmijëve që ata të kenë një jetë më të mirë. Ne e kryejmë këtë duke krijuar lidhje jetëgjatë me donatorët tanë, punonjësit tanë dhe komunitetin tek i cili ne kemi rrënjët. Ne besojmë se duke krijuar angazhime afatgjata, ne do të kemi efekt kuptimplotë dhe të qëndrueshëm.
Ne besojmë në aftesitë dhe mundësitë e secilit. Ne mbështesim dhe respektojmë njëri tjetrin, dhe ndërtojmë një ambient ku mund t'i ndërmarrim përgjegjësitë tona me besim. Në një atmosferë besimi, ne nxitemi të ndajmë eksperiencat tona dhe të mësojmë nga njëri-tjetri.
Që në vitin 1949, ne kemi ndërtuar një fondacion besimi me donatorët, qeverinë, dhe partnerët e tjerë të cilët mbështesin misionin tonë. Përgjegjësia jonë më e madhe është garantimi i mirëqenies së fëmijëve, duke i siguruar standarde të larta përkujdesjeje. Për ta realizuar këtë, ne jemi të angazhuar në përdorimin e gjithë fondeve dhe burimeve në një mënyrë të zgjuar, me respekt dhe përgjegjësi.
Përqasja jonë është e fokusuar në konceptin se çdo fëmijë dhe i ri është unik. Fëmijët kanë nevoja dhe përvoja të ndryshme, si dhe një potencial individual për të ndikuar në botë. Prandaj, programet dhe shërbimet tona janë të projektuara për t’u përshtatur me individë, kultura dhe kontekste të ndryshme.
Për këtë qëllim, ne bashkëpunojmë rregullisht me korporata, qeveri, institucione dhe individë në çdo cep të globit me një përkushtim të madh reciprok, për të sjellë një ndryshim në jetën e fëmijëve dhe të rinjve në grupin tonë të synuar.
Në vitin 1999 u vendosa në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë pasi familja ime u nda. Isha e frikësuar, e hutuar, por edhe pak kurioze. “Cfarë është ky vend?” mendova. “Mirë se erdhe në familje”, ishte fraza e parë që më tha nëna SOS. Mësova shpejt se quhet familje për një arsye. Personi më i rëndësishëm për ne në të ishte nëna. Përpjekjet e saj për t’u kujdesur për ne e bënin atë më të rëndësishmen në sytë tanë. Edhe pse nuk ishim vëllezër e motra nga gjaku, u bëmë më shumë se kaq. Ndonëse isha vetëm 10 vjeç, jeta ime në SOS Fshatin e Fëmijëve Tiranë u ndje si një fillim i ri. Mësova të jetoj ngrohtësisht me njerëz që nuk i njihja apo prisja t’i takoja gjatë jetës sime.
Ndërsa maturohemi, kuptojmë se lumturia mund të gjendet edhe në mes të historive të trishta. Gjatë kohës sime në fshat, kam krijuar një vlerësim të ri për dashurinë që vjen nga të pasurit vëllezër e motra. Sara* dhe Ani* u bënë motrat e mia të familjes dhe së bashku ne ndamë të gjitha problemet dhe aspiratat tona. Luajtëm, qeshëm, madje derdhëm edhe lot bashkë. Dorë për dore, ne u rritëm përkrah njëri-tjetrës dhe krijuam kujtime të panumërta. E në fund të fundit a nuk është kjo cka përfaqëson një moter, dashuri dhe të plot kujtime fëmijërie sëbashku.
Në fshat zbulova dashurinë për sportin dhe aspirova të bëhesha versioni më i mirë i vetes. Me punë te palodhur dhe mbështetjen e atyre që besuan tek unë, ia dola. Unë arrita të diplomohem në Universitetin e Sporteve. Sot, jam krenare jo vetëm për arritjet e mia, por edhe për lumturinë që i solla familjes dhe mbështetësve të mi.
Jeta ime ka qenë një udhëtim i veçantë. Unë kam pasur rastin të rritem në një mjedis të ndryshëm nga shumica e moshatarëve të mi, por në një mënyrë shumë të bukur.
Si nënë e dy fëmijëve, tani e kuptoj rëndësinë e dashurisë, strehimit dhe familjes. Sot, mund ta kuptoj se sa shumë përmbushje shpirtërore kam marrë aty ku jam rritur.
Ndonjëherë më duket sikur jam pjesë e një historie të shkruar në një libër ku vetëm imagjinata ime mund t’i japë jetë fjalëve. Motra ime Sara* më thotë se jam shumë poetike, por mua më pëlqen. Unë dua ta shoh jetën në këtë mënyrë, të hapur për të pranuar surprizat e ardhshme që mund të më sjellë jeta.
*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”
Gjatë një seance trajnimi pas një viti mbështetjeje, Fredi tha:
“Unë nuk pi alkool, nuk pi duhan, punoj shumë, e dua familjen time dhe kujdesem për fëmijët, gruan dhe nënën time. Të gjithë përballemi me sfida në periudha të ndryshme të jetës, por disa sfida qëllojnë të jenë më të vështira se ca të tjera. Situata ime më ka mësuar se duhet të jemi më pak gjykues dhe më shumë mbështetës ndaj atyre që po kalojnë periudha të vështira. Përmes përvojave të mia, kam kuptuar se edhe veprimet e thjeshta të mirësisë mund të kenë një ndikim të rëndësishëm tek ata që po përballen me sfida të ndryshme në jetën e tyre.”
Ne në SOS Fshatrat e Fëmijëve punojmë së bashku me partnerë, donatorë, komunitete, bashki lokale t’u mundësojmë fëmijëve të rriten me ato mardhwnie që u nevojiten për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë vetja e tyre më e fortë. Ne u mundësojmë familjeve të gjejnë mënyra më të mira për të qenë pranë njëri-tjetrit.
*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”