SOS Fshatrat e Femijeve, Shqiperi është një organizatë sociale, jopolitike dhe jofetare, e përkushtuar në ofrimin e kujdesit afatgjatë me bazë familjare për fëmijët që kanë humbur kujdesin prindëror ose që, për arsye të ndryshme, nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre.
Krahas kujdesit alternativ, organizata mbështet edhe fëmijët dhe familjet në nevojë përmes programeve të zhvillimit dhe fuqizimit, të cilat synojnë parandalimin e ndarjes së fëmijëve nga familjet dhe forcimin e kapaciteteve të tyre për një të ardhme të qëndrueshme.
Organizata është e përkushtuar në mënyrë të vazhdueshme ndaj zhvillimit profesional të stafit të saj, duke investuar në ngritjen e kapaciteteve individuale dhe institucionale. Kjo përqasje synon fuqizimin e stafit për të përmbushur me efektivitet detyrat e tyre dhe në arritjen e objektivave strategjike. Në këtë kontekst, trajnimi (1 – 2 ditor) “mbi Artin e të Folurit në Publik” përbën një ndërhyrje të rëndësishme për të forcuar kompetencat e komunikimit strategjik dhe prezantimit efektiv të ideve — aftësi thelbësore për rolet drejtuese.
Trajnimi synon zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të të folurit në publik të stafit menaxherial, me fokus në rritjen e ndikimit të prezantimeve, fuqizimit te komunikimit efektiv dhe forcimin e vetëbesimit gjatë adresimit në public. Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të aftësohen të artikulojnë mesazhe në mënyrë të qartë, bindëse dhe të strukturuar, të përshtatura sipas llojit të audiences dhe në përputhje me përgjegjësitë profesionale që kanë.
Për më shumë informacion klikoni këtu SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi.
Afati për dorëzimin e propozimit është 08.08.2025. Dokumentet të dërgohen në adresën e e-mailit: info@soskd.org.al