Asambleja e Përgjithshme e SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë vendimmarrës i organizatës dhe ka në përbërjen e saj rreth 25 Anëtarë. Anëtarët e Asamblesë janë njerëz të zgjedhur, figura të respektuara me reputacion të spikatur profesional në fushën që ata bëjnë pjesë apo drejtojnë. Sot, anëtarësia e këtij organi vendimarrës ka një përfaqësi në fushat financiare, ligjore, sociale, media, figura publike, sipërmarrje dhe shoqëri civile.
Anëtarët janë pjesëmarrës aktiv në çështjet e organizatës, me funksionin për të rishikuar dhe miratuar raportet vjetore të aktivitetit dhe financiare të organizatës, duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie, për përzgjedhjen e organeve drejtuese, për përcaktimin dhe vendosjen e politikave dhe strategjive afatgjata të organizatës për të arritur qëllimet dhe misionin e saj;
Bordi Drejtues
Bordi i Shoqatës është organi mbikëqyrës i Shoqatës. Bordi i Shoqatës do të përbëhet nga Presidenti i Shoqatës, Zv/Presidenti, dhe një maksimum prej 5 anëtarësh të zgjedhur për një mandat 4 vjeçar.
Drejtori Kombëtar
Drejtori Kombëtar është Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës. Drejtori Kombëtar zbaton vendimet e Bordit të Shoqatës dhe të Asamblesë së Përgjithshme. Drejton shoqatën në përmbushje të misionit të saj në përputhje të statutit kombëtar të shoqatës dhe atij ndërkombëtar të Federatës SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri. Ai/ajo informon rregullisht bordin mbi veprimtaritë dhe zhvillimet brenda Shoqatës.
Procesi i Vendimmarrjes:
Vendimet në Asamblenë e Përgjithshme dhe te Bordit Drejtues merren nëpërmjet votimit, ku çdo anëtar i plotë ka të drejtën e një vote.
Pjesëmarrja dhe Transparenca:
Çdo organ i Shoqatës siguron një platformë për pjesëmarrje aktive dhe të barabartë të të gjithë anëtarëve, duke inkurajuar një frymë bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv. Dokumentat dhe procesverbalet e mbledhjeve janë të hapura për të gjithë anëtarët, duke promovuar transparencë dhe besim në proceset vendimmarrëse të organizatës.