Udhëzues për argëtim - SOS Fshtrat e Fëmijëve
argetim per femijet

Idetë e mëposhtme janë sugjerime të kujdesdhënësve dhe fëmijëve të cilat i praktikojnë në familje sëbashku gjatë ditëve të verës.

Në një botë ku teknologjia dhe ritmi i shpejtë i jetës shpesh e largojnë vëmendjen tonë nga ato që kanë vërtet rëndësi, kalimi i kohës cilësore me fëmijët është më i rëndësishëm se kurrë. Për fëmijët, koha e kaluar me prindërit është një burim i pashtershëm dashurie, sigurie dhe zhvillimi. Në këtë udhëzues, do të gjeni ide praktike për aktivitete që mund të realizohen në natyrë dhe në shtëpi, për ta bërë periudhën e verës më të bukur për të gjithë familjen.

Në natyrë!

Nuk ka rëndësi nëse keni dalë për një shëtitje nga liqeni apo jeni në plazh, mund ti angazhoni fëmijët apo gjithë familjen me një lojë të thjeshtë “Koleksioni i këtij viti”

Disa ide për koleksione:

Për moshën 3-8 vjeç, koleksionet e guckave, gjetheve dhe gureçëve në forma dhe ngjyra të ndryshme mund të jenë shumë argëtuese.

Për moshën 8- 12 vjeç, koleksionet si pendë zogjsh, gjurmë kafshësh apo bimë të ndryshme mund të jenë ide që zgjojnë kureshtje. Për shembull; krijimi i albumit të pendëve duke përfshirë dhe një info të shkurtër për çdo pendë)

Mbi 13 vjeç, kjo është një moshë pak e vështirë për të ndezur interes tek koleksionet por duke përdorur mjete si telefoni apo edhe një aparat fotografik mund të ju duket edhe me interesante moshës së tyre. Tematika që mund të përdoren për të qënë në të njëjtën linjë me çfarë fëmija pëlqen:

  • Fotografi/ video/ Reels Pushimet Verore – tashmë ju e keni dikë që do kujdeset për të kapur cdo moment të pushimeve.
  • Peisazhet apo vendet që vizitojmë gjatë verës
  • Veshjet më stil të sezonit.

Kështu fëmijët mund të zbulojnë edhe pasione të reja. Mund ti shtyni edhe më tej duke ju kërkuar një video përmbledhëse, mund të habiteni me atë çka ata dinë të bëjnë sot me ndihmën e teknologjisë.

Në shtëpi!

Mbrëmjet mund të jenë akoma më argëtuese. Ju mund të krijoni një traditë të re në familjen tuaj!

  1. Mbrëmje për puzzle. Kur e keni bërë këtë lojë për herë të fundit? Eshtë koha ti riktheheni sërish. Kjo lojë është argëtuese për të gjithë familjen.
  2. Lojra të tavolinës. Nga luddo, shah, UNO mund të gjenden lehtësisht për të gjitha moshat dhe janë argëtuese. Kështu ju mund të ju mësoni atyre një lojë të re dhe pse jo dhe ata ju.
  3. Nata e kinemasë në shtëpi. Një mënyrë për të njohur cfarë shohin sot fëmijët dhe pse jo dhe ata të zbulojnë dicka nga ju. Tregoni të duruar dhe lërëni fëmijët të zgjedhin lirisht, qofshin këto filma të animuar ose dhe filma të zhanreve të ndryshme.
  4. Gatuajme sëbashku. Le të mësojmë një recetë të re! Kush tha që duhet të jëtë e komplikuar mund të fillojmë nga përgatija e një lëmonde deri tek përgatitja e një keku. Kjo ide përvec se me shumë benefite për fëmijët që mësojnë dhe kalojnë kohë më ju, është edhe e shijshme.
  5. Mbjellim lule. Sa bukur është të kalosh kohë duke punuar për dicka kaq të bukur sa lulet. Për këtë aktivitet duhet të përshtasni lulet me sezonin.

Eksperimentet mund të jenë shumë argëtuese!

Këtu janë disa ide sesi mund të përfshiheni të gjithë si familje apo mund të angazhoni fëmijët me njëri tjetrin.

Riciklojmë – Një kavanoz i përdorur mund të kthehet lehtësisht në një vazo lulesh

Vullkani në Miniaturë! Materialet: uthull, sodë buke, ngjyrë ushqimore, një gotë plastike. Eksperimenti: Mbushni gotën plastike me sodë buke dhe shtoni pak ngjyrë ushqimore. Pastaj shtoni uthull dhe shikoni “shpërthimin” e vullkanit tuaj të vogël.

Ngjyra Që Ndryshojnë! Materialet: lëng limoni, letër e bardhë, furçë e vogël, hekur për rrobash. Eksperimenti: Shkruani ose vizatoni diçka në letër me lëng limoni dhe lëreni të thahet. Pasi të thahet, ngrohni letrën me hekur dhe shikoni se si shfaqet mesazhi juaj i fshehtë.

Ujë dhe Vaj! Materialet: një gotë e madhe, ujë, vaj vegjetal, ngjyrë ushqimore. Eksperimenti: Mbushni gjysmën e gotës me ujë dhe shtoni disa pika ngjyrë ushqimore. Pastaj, shtoni vajin dhe shikoni si uji dhe vaji nuk përzihen.

Kristalet e Kripës! Materialet: ujë i nxehtë, kripë, një kavanoz, një laps, një fill, një letër. Eksperimenti: Tretni sa më shumë kripë që mundeni në ujë të nxehtë. Lidhni një fill në një laps dhe vendosni lapsin mbi grykën e kavanozit me fillin që preket në ujë. Lëreni për disa ditë dhe shikoni kristalet që formohen.

Lumi i Qumështit! Materialet: një pjatë e cekët, qumësht, ngjyrë ushqimore, detergjent për enë. Eksperimenti: Mbushni pjatën me qumësht. Shtoni disa pika ngjyrë ushqimore në qumësht. Shtoni pak detergjent për enë dhe shikoni si ngjyrat fillojnë të lëvizin dhe të përzihen.

Eli*, sot nuk është më fëmijë

Një histori ndryshe për disa, por e njëjta për disa të tjerë.
Jam rritur në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë së bashku me shumë fëmijë të tjerë. Tani që më kujtohet, në ditët e para mendova se e vetmja gjë e përbashkët që unë dhe ata kishim ishin historitë tona të trishta. Ata ishin vëllezërit dhe motrat e mia dhe ne të gjithë ishim aq të ngjashëm sa dhe unikë në mënyrat tona.

Për ta kuptuar më mirë, le të fillojmë nga fillimi i historisë sonë.

Në vitin 1999 u vendosa në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë pasi familja ime u nda. Isha e frikësuar, e hutuar, por edhe pak kurioze. “Cfarë është ky vend?” mendova. “Mirë se erdhe në familje”, ishte fraza e parë që më tha nëna SOS. Mësova shpejt se quhet familje për një arsye. Personi më i rëndësishëm për ne në të ishte nëna. Përpjekjet e saj për t’u kujdesur për ne e bënin atë më të rëndësishmen në sytë tanë. Edhe pse nuk ishim vëllezër e motra nga gjaku, u bëmë më shumë se kaq. Ndonëse isha vetëm 10 vjeç, jeta ime në SOS Fshatin e Fëmijëve Tiranë u ndje si një fillim i ri. Mësova të jetoj ngrohtësisht me njerëz që nuk i njihja apo prisja t’i takoja gjatë jetës sime.

Ndërsa maturohemi, kuptojmë se lumturia mund të gjendet edhe në mes të historive të trishta. Gjatë kohës sime në fshat, kam krijuar një vlerësim të ri për dashurinë që vjen nga të pasurit vëllezër e motra. Sara* dhe Ani* u bënë motrat e mia të familjes dhe së bashku ne ndamë të gjitha problemet dhe aspiratat tona. Luajtëm, qeshëm, madje derdhëm edhe lot bashkë. Dorë për dore, ne u rritëm përkrah njëri-tjetrës dhe krijuam kujtime të panumërta. E në fund të fundit a nuk është kjo cka përfaqëson një moter, dashuri dhe të plot kujtime fëmijërie sëbashku.

Në fshat zbulova dashurinë për sportin dhe aspirova të bëhesha versioni më i mirë i vetes. Me punë te palodhur dhe mbështetjen e atyre që besuan tek unë, ia dola. Unë arrita të diplomohem në Universitetin e Sporteve. Sot, jam krenare jo vetëm për arritjet e mia, por edhe për lumturinë që i solla familjes dhe mbështetësve të mi.

Jeta ime ka qenë një udhëtim i veçantë. Unë kam pasur rastin të rritem në një mjedis të ndryshëm nga shumica e moshatarëve të mi, por në një mënyrë shumë të bukur.

Si nënë e dy fëmijëve, tani e kuptoj rëndësinë e dashurisë, strehimit dhe familjes. Sot, mund ta kuptoj se sa shumë përmbushje shpirtërore kam marrë aty ku jam rritur.

Ndonjëherë më duket sikur jam pjesë e një historie të shkruar në një libër ku vetëm imagjinata ime mund t’i japë jetë fjalëve. Motra ime Sara* më thotë se jam shumë poetike, por mua më pëlqen. Unë dua ta shoh jetën në këtë mënyrë, të hapur për të pranuar surprizat e ardhshme që mund të më sjellë jeta.

*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”

Jepu fëmijëve mundësinë e një të ardhme më të mirë!

Ada*, 11 vjeç

Puna për të mbajtur familjet të bashkuara është superfuqia jonë!
“I dashur ditar, po të shkruaj sepse nuk dua t’i ndaj dëshirat e mia me prindërit e mi. E di që nuk do të mund bëjnë ato realitet dhe kjo do shkaktojë trishtim në sytë e tyre…”
Ada kishte shkruar Ada në fletoren e saj, të cilën e quan “Ditari i Adës”.
Nëna e Adës nuk është në gjendje të punojë për shkak të shëndetit mendor dhe herë pas here ajo nuk është në gjendje të kujdeset për vajzat. Gjyshja e Adës është në dispozicion për të ndihmuar, por ajo është e moshuar dhe me shëndet të dobët. Babai i Adës është i vetmi që punon dhe siguron ushqim për familjen, por mungesa e një profesioni ja bën më të vështirë gjetjen e një pune. Ada dhe motra e saj nuk shkonin rregullisht në shkollë. Situata e tyre familjare ndikon në performancën e tyre në shkollë dhe në marrëdhëniet e tyre me bashkëmoshatarët. Për Adën shoqja e saj më e mirë ishte vetëm motra e madhe, që e kuptonte dhe fletorja e saj.
Rrugëtimi i Adës me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri filloi tre vjet më parë. Në një kohë kur prindërit e saj po luftonin për të mbajtur familjen të bashkuar dhe kishin vështirësi në sigurimin e kujdesit dhe stabilitetit që u nevojitet fëmijëve.
Nëpërmjet projekteve të SOS Fshatrat e Fëmijëve në parandalim dhe mbrojtje, çdo anëtar i familjes mori mbështetjen e nevojshme për t’i ndihmuar ata të ecin përpara dhe ta bëjnë familjen e tyre të ketë sukses. Kolegët tanë u siguruan që nëna e Adës të merrte të gjitha medikamentet e nevojshme dhe e mbështetën në aksesin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore.
Fredi*, babai i saj, mori pjesë në seminare të ndryshme prindërore për të përmirësuar aftësitë e tij prindërore. Ada dhe motra e saj u mbështetën me këshillim psikologjik dhe edukim, duke përfshirë pajisje shkollore, materiale mësimore dhe ndihmë me lesksione pas shkollës. Ada dhe anëtarët e familjes së saj punuan së bashku me punonjës socialë dhe ekspertë për të forcuar familjen.

Gjatë një seance trajnimi pas një viti mbështetjeje, Fredi tha:

“Unë nuk pi alkool, nuk pi duhan, punoj shumë, e dua familjen time dhe kujdesem për fëmijët, gruan dhe nënën time. Të gjithë përballemi me sfida në periudha të ndryshme të jetës, por disa sfida qëllojnë të jenë më të vështira se ca të tjera. Situata ime më ka mësuar se duhet të jemi më pak gjykues dhe më shumë mbështetës ndaj atyre që po kalojnë periudha të vështira. Përmes përvojave të mia, kam kuptuar se edhe veprimet e thjeshta të mirësisë mund të kenë një ndikim të rëndësishëm tek ata që po përballen me sfida të ndryshme në jetën e tyre.”

Ne në SOS Fshatrat e Fëmijëve punojmë së bashku me partnerë, donatorë, komunitete, bashki lokale t’u mundësojmë fëmijëve të rriten me ato mardhwnie që u nevojiten për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë vetja e tyre më e fortë. Ne u mundësojmë familjeve të gjejnë mënyra më të mira për të qenë pranë njëri-tjetrit.

*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”

Bëhu partneri ynë në mbështetjen e më shumë fëmijëve; që të qëndrojnë dhe të rriten me familjet e tyre

where is albania located