Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë në pozicionin Financier!
Lokacioni: Tirane
Roli i pozicionit:
Përgjegjës për administrimin financiar të Departamentit të Mbledhjes së Fondeve si dhe Projektit Shkodër, duke siguruar kontrollin e të ardhurave dhe shpenzimeve, administrimin e skemave të kompensimit (përfshirë bonuset e stafit fundraising) dhe funksionimin e rregullt të proceseve financiare. Pozicioni garanton përputhshmërinë me legjislacionin shqiptar dhe politikat e organizatës, si dhe mbështet menaxhmentin përmes raportimit dhe analizës financiare.
Për më shumë informacion klikoni këtu Financier SOS Fshatrat e Femijeve