Ftesë për ofertë ''Blerje pajisje elektroshtëpiake'' - SOS Fshtrat e Fëmijëve

Ftesë për ofertë ”Blerje pajisje elektroshtëpiake”

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.

SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve. Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
Qëllimi i kësaj Ftese për Ofertë është blerja e disa pajisjeve elektroshtëpiake sipas listës dhe specifikimeve teknike bashkëngjitur kësaj Ftese për Ofertë.

Nëpërmjet Ftesës për Ofertë Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri ju fton të bëheni pjesë e procedurës duke paraqitur interesin tuaj duke dorëzuar ofertën tuaj financiare dhe dokumentat plotësuese, brenda datës 16.12.2024, nëpërmjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al. Për më shumë informacion klikoni këtu Ftese per oferte – Blerje pajisje elektroshtepiake.

Shpërndaje në mediat sociale