Mirësia është si dëbora, zbukuron çdo gjë që mbulon.
Uro me zemër, uro me kartolinat e pikturuara nga fëmijët e SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri.
Edhe këtë vit, fëmijët tanë kanë përgatitur piktura me motive festive, që me shumë dashuri i kthejmë në vepra të vogla arti urimi për festat e fund vitit.
Janë 15 krijime të punuara nga fëmijë të grup moshave të ndryshme, duke filluar nga 7 deri në 16 vjeç.
Çdo punim është autentik dhe gjatë procesit të përgatitjes të kartolinës është ruajtur punimi origjinal i fëmijës.
Presim me entuziazëm çdo porosi për kartolinat tona.
Informacioni i nevojshëm për realizimin e një porosie e gjeni të detajuar më poshtë:
Kartolina të personalizuara dhe zarf me motive festive
100 – 299 kartolina dhe zarfi me motive festive, 300 Lekë/kartolinë
Përmasat e kartolinës (e palosur), 14.5×14.5 cm
300+ kartolina dhe zarf me motive festive, 250 Lekë/kartolinë
Përmasat e zarfit me motive festive, 15×15 cm
Zarf me motive festive i personalizuar me “stiker”
50 -100 zarf me motive festive i personalizuar me “stiker” me logon e kompanisë/institucionit tuaj, 50 Lekë/stiker
100+ zarf me motive festive i personalizuar me “stiker” me logon e kompanisë/institucionit tuaj, 40 Lekë/stiker
Kartolinë elektronike e personalizuar
1 model kartoline e personalizuar në variantin digital, 30,000 Lekë