Kjo broshurë Përmirësimi i kujdesit për fëmijët është botuar me mbështetjen bujare të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, në kuadër të projektit E drejta për familje – Deinstitucionalizimi për të reformuar sistemet e mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri, Armeni, Bjellorusi, Maqedoninë e Veriut
dhe Ukrainë.
Projekti i udhëhequr nga Hermann- Gmeiner -Fonds Deutschland e.V./SOS- Kinderdörfer weltweit zbatohet në pesë vende: Shqipëri, Armeni, Bjellorusi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë, nga
organizatat përkatëse anëtare të SOS Fshatrat e Fëmijëve Ndërkombëtarë.
Ky botim është i disponueshëm në versionin elektronik dhe të printuar, dhe në gjashtë gjuhë: shqip, armenisht, rusisht, maqedonisht, ukrainisht dhe anglisht.