Çdo fëmijë meriton një fëmijëri të lumtur dhe një të ardhme plot mundësi.
Përmes #RideForSOS, ne mbështesim SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri në misionin e tyre për të siguruar edukim për fëmijët që kanë nevojë më shumë.
Bashkohuni me ne dhe ndihmoni të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për ta!
Bëj dhurimin tënd këtu, bashkohu me ne në 7 Shtator!
Prej 28 vitesh, SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri po ndihmon fëmijë të cilët përballen me sfida dhe kanë histori të vështira familjare. Detyra jonë nuk është vetëm t'i shoqërojmë teksa rriten, por të përmirësojmë rrënjësisht jetët e tyre. Çdo ditë, ju japim atyre dashurinë, sigurinë dhe familjen e munguar. I mbështesim teksa arsimohen, duke i fuqizuar dhe orientuar drejt zgjedhjeve të duhura.
Puna jonë nuk është e kufizuar në një ditë, një javë, një muaj apo një vit.. SOS Fshatrat e Fëmijëve merr dhe mban përgjegjësi për fëmijët që ofron kujdes, për shumë vite, derisa ata bëhen të pavarur. Ne jemi aty per të gjithë fëmijët, për të parandaluar ndarjen e familjes biologjike dhe për të mbrojtur çdo fëmijë që ngelet vetëm.
Na ndihmoni të mbështesim më shumë fëmijë, në mënyrë që secili të edukohet!