- Kohëzgjatja e projektit 12 muaj (gusht 2023 – korrik 2025)
- Projekt kombëtar i zbatuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve
- Synimi është krijimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe strukturore për 20 fëmijët e kthyer të pashoqëruar nga vendet e BE-së në Shqipëri, duke ofruar strehim dhe kujdes bazë për një periudhë të kufizuar dhe duke i integruar/referuar në objektet shtetërore.
- Projekti financohet dhe mbështetet nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është në vitin e dytë të zbatimit të projektit të titulluar “Mbështetje për kthimin e fëmijëve të pashoqëruar në Shqipëri” nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të përkujdesit të përkohshëm (qendra pritjeje) deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga autoritetet shtetërore (gjatë kohës gjurmohen anëtarët e familjes së tyre). Ky projekt zbatohet në partneritet të ngushtë me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. Projekti financohet nga Shërbimi i Riatdhesimit dhe Largimit (R&DS) i Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës
Ky projekt do të rrisë bashkëpunimin ndërsektorial dhe koordinimin e punës ndërmjet sistemit të mbrojtjes së fëmijëve dhe strukturave jopublike për fëmijët shqiptarë të pashoqëruar, pas kthimit në Shqipëri. Në kuadër të këtij projekti SOS Albania do t’i përgjigjet nevojave të vendit dhe do të fitojë përvojë në shërbimet e kujdesit alternativ kalimtar.