SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri në mënyrë aktive, merr pjesë në politikbërje dhe mbron të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve që janë në rrezik social. Ne punojmë ngushtë me vendimmarrësit, institucionet qeveritare, organizatat e shoqërisë civile dhe ofruesit e shërbimeve sociale dhe i kushtojmë rëndësi të madhe përfshirjes së fëmijëve dhe të rinjve në proceset vendimarrëse.
SOS Fshatrat e Fëmijëve, përkatësisht SOS Shqipëria, SOS Maqedonia e Veriut, SOS Ukrainë, SOS Bjellorusia dhe SOS Armenia kanë filluar zbatimin e Projektit “E Drejta për një Familje II – Përmirësimi i disponueshmërisë, aksesueshmërisë dhe cilësisë së familjeve kujdestare dhe shërbimeve me bazë komunitare’. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim- BMZ
Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për facilitete dhe shërbime të nevojshme për organizim trajnimesh/workshope në qytetetin e Korçës.
Afati i kontratës me subjektin e perzgjedhur do të jetë e vlefshme për periudhën Shkurt 2026-30.04.2029.
Për më shumë informacion, ju lutem klikoni këtu SOS Fshatrat e Femjeve Shqiperi_Ftese per oferte_ Facilitete per organizim trajnimesh-workshope_Korce