Objektivi kryesor për ngritjen e kësaj Ftese për Ofertë, është kontraktimi i një ofruesi shërbimi për Blerje dhe montim mobilje (rafte) per nevoja arkivimi dokumentacioni/dosje për përmbushjen e nevojave për realizimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të implementimit të projektit “Adresimi i Nevojave Sistemike – Mbështetje për Sistemin e Mbrojtes së Fëmijëve” nga SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri. Projekti shtrihet në katër bashki kryesore Bashkia Tirane, Shkodër, Korçë dhe Vlorë dhe ka të parashikuar blerjen e disa rafteve për nevoja arkivimi të dokumentacionit të projektit. Ky shërbim duhet të ofrohet deri në fund të muajit Mars 2025. Subjekti duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme për pjesmarrje në tender.
Ju lutemi jepni ofertën tuaj duke plotësuar:
-Ekstraktin Historik e lëshuar nga QKR brenda muajit të fundit.
-Fotokopje të certifikatës së regjistrimit si person i tatueshëm nga organi përkatës.
-Ofertën Financiare sipas listës së materialeve të përcaktuara në Aneksin I, bashkangjitur Ftesës për Ofertë. Monedha e kërkuar për çmimet e produkteve është LEKË (ALL).Cmimet duhet te jene me tvsh te perfshire.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave në SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, në adresën e email-it: info@soskd.org.al është datë 13.03.2025. Ofertat do të vlerësohen në përputhje të plotësimit të kërkesave tekniko-ligjore dhe ofertës ekonomike më të favorshme.
Shënim: Çmimi duhet të përfshijë të gjitha kostot deri në dorëzimin e materialeve në zyrat tona.
Oferta duhet të jetë e vlefshme për minimumi 30 ditë.
Për më shumë informacion klikoni këtu Ftese per Oferte_Blerje dhe Montim Raftesh per arkivimin e dokumentacionit.