SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke implementuar projektin E Drejta për një Familje II – Përmirësimi i disponueshmërisë, aksesueshmërisë dhe cilësisë së familjeve kujdestare dhe shërbimeve me bazë komunitare në Shqipëri, Armeni, Bjellorusi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim-BMZ.
Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për ofertë me objekt prokurimi: “Blerje pajisje ICT’’
Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjithë subjektet që kanë në fokus të punës së tyre furnizimin me pajisje ICT që të paraqesin interesin e tyre brenda datës 12.01.2026, duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike.
Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në këtë link SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi_Ftese per oferte_Blerje pajisje ICT